Intervistë me Agim Rexhepin themeluesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Intervistë me Agim Rexhepin themeluesin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”

Agjencia e lajmeve FLAKA sot ka realizuar një intervistë me Agim Rexhepin themeluesin e organizatës “Miqtë e Amerikës”

Agim Rexhepi është shtetas i Republikës së Kosovës, intelektual dhe sipas të tjerëvë filantrop mes të tjerash ai thotë: “ Jetoj dhe veproj në Kosovë, jam themelues I shoqatës Miqtë e Amerikës në vitin 2004. Jam jurist I diplomuar dhe kam të kryer akademinë Diplomike qëllimi im është lobimi apo me thënë ndryshe avancimi I miqësis Kosovë-SHBA dhe avancimi me nivelet më të larta të mardhënieve me aleatët tanë të krijuar me aq mund gjatë historisë e në veqanti gjatë kohës së rre pas intervenimit të forcave shumëkombëshe NATO në parandalimin e gjenocidit,terrorist, dhunimeve, shkatërimeve e persekutimeve nga forcat paramilitare e militare Serbe që I bënin ndaj popullit të pambrojtuur të Kosovës: fëmijëve, pleqëve, grave e tjerë.”

Rexhepi mes tjerash për shoqatën “Miqtë e Amerikës” thekson se deri më tani kanë realizuar shumë projekte

Rexhepi Deklaron: “ Kemi bërë shumë projekte, por projekti që na ka vën në qendër të opinionit ndërkombëtarë është vendosja e shtatores së ish Presidentit të SHBA z.BILL KLINTON në Prishtinë po ashtu duhet theksuar se vizita e presidentit KLINTON në vitin 2009 është aranzhu nga  ne . Unë deri më tani kam pasur 4 takime me presidentin BILL KLINTON ,mes tjerash duhet të tregohet edhe projekti I radhës që në një kohë afatmesëm do të realizohet sic është të hapet zyra e shoqatës në NEW YORK”

z.Agim Rexhepi për në fund theksoi se gjithmonë do të qëndrojnë pranë dhe në krah të djathtë të Kosovës dhe do të mundohen në maksimum që të krijojm miqësi edhe më të ngusht me Miqtë tanë të Amerikës

Intervistën e realizoi gazetari Nevrij Ademi | Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 23, 2017 12:27

REKLAMA