Intervistë me Modelin Shqiptar nga Tetova që bëri bujë në pasarelat europjane

Intervistë me Modelin Shqiptar nga Tetova që bëri bujë në pasarelat europjane

Është mirë që të besosh në vetvete dhe gjithmon do ja dalësh kështu e fillon intervistën me agjencinë e lajmeve flaka Modeli nga Tetova Diellson Kadri .

Ai tani më ka filluar të realizoj ëndrën e tij që e ka pasur nga mosha e hershme Diellson Kadri nga Tetova tani më punon për marka të njohura .

 Dëshira ime për modeling filloi qysh kur isha i vogël, dhe që atëherë unë gjithmona kam qen i veshur bukur edhe për krah faktit që ndonjë veshje e imja nuk do të ishte e kapshme për popullatën vendase por gjithmonë ecja në hap me modën thot Kadri për Agjencinë e lajmeve FLAKA.

Në moshën 19 vjeçarr Kadri mori diplomën universale për Modeling në agjensionin CRNOKRAK në Shkup dhe që më pas ju hapën dyert e suksesit për tu bërë një fytyrë e kërkuar nga europa e më gjërë.

Kur mora diplomën universale, ishte diçka shumë e madhe për mua por atëherë e kuptove që spo kam filluar një rugtim të gjatë nënvizon Kadri.

Ai më pas punoi dhe me agjencionin e njohur në Varna të Bullgarisë ALIA MODEL ku pozoi për disa marka të njohura botërore.

Modeli nga tetova për Flaka zbulon se ka lidhur kontratë me disa nga agjensionet më të mira në Turqi DAMAN Models dhe pritet që së shpejti ta shohim në Tapetin e Kuq në Turqi
Nevrij Ademi / FLAKA

 

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Mars 31, 2018 08:42

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.