#Investigim | “Capitol Mall” asnjë fjalë në Shqip për klientin shqiptar

#Investigim | “Capitol Mall” asnjë fjalë në Shqip për klientin shqiptar

Edhe Qendra Tregtare “Capitol Mall” në Shkup, gjuhën shqipe nuk e përfillë në asnjë komunikim me opinionin dhe klientin shqiptar, shkruan Flaka. 

Në faqen në internet, por edhe në publicitet dhe shënimet brenda qendrës tregtare, gjuha shqipe nuk po gjenë zbatim në asnjë moment.

Nga investigimi i kryer në faqen në  internet dhe publicitetin e qendrës tregtare, rezutlon që  gjuha e vetme është  gjuha maqedonase.

Indikacion në  gjithë  situatën paraqitet fakti që reklamat vetëm në  gjuhën maqedonase u dedikohet edhe opinionit shqiptar përmes mediave në  gjuhën shqipe. Me një  fjalë, qendra komunikon me klientin shqiptar vetëm përmes gjuhës maqedonase.

Redaksia tentoi të kontaktonte me menaxhmentin e komapanisë  rreth kësaj ceshtje, por kontakti ishte i pamundur.

Sakaq, Agjencia e Lajmeve Flaka do të thellon hulumtimin edhe në kompanitë e tjera për të verifikuar nëse për klientët shqiptarë ofrojnë shërbimet e tyre edhe në gjuhën shqipe.

Investigimi ndërmeret në kohën kur në Maqedoni zhvillohet debati për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ligj i cili u aprovua nga Parlamenti por u refuzua të nënshkruhet nga Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov. Sakaq, ligji është kthyer në procedurë parlamentare dhe ka hapur një debat mes pushtetit dhe opozitës. VMRO-DPMNE ka deponuar mbi 35 mijë amandamente dhe nga analistët vlerësohet si tentim për bllokimin e miratimit të ligjit dhe punës së Parlamentit.

Ky debat shoqërohet edhe me protesta nga grupe dhe shoqata të ndryshme maqedonase.

Ligji nuk do të vlen për sektorin privat, por strategjia e kompanive për të joshur klientët shqiptarë ka bërë që shumë nga ata të aplikojnë edhe gjuhën shqipe si mjet komunikimi me konsumtatorët. flaka.com.mk 

LEXO: 

#Investigim | “Skopje City Mall” me ndërrimin e pronarit e fshiu gjuhën Shqipe

#Investigim | “Ramstore Mall” i do shqiptarët si kileintë por jo edhe gjuhën e tyre | FOTO

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 5, 2018 09:53
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...