#Investigim | Korniza ligjore, ekziston rregullativë se si bëhet zbritja e çmimeve

#Investigim | Korniza ligjore, ekziston rregullativë se si bëhet zbritja e çmimeve

Ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë ka përcaktuar striktë rregullat se si mundet që tregtarët të bëjnë zbritje të çmimeve të artikujve të ndryshëm, njofton Flaka. 

Ligji është decid dhe përcakton qartë  kushtet për tregtarët që  ofrojnë aksione zbritjeje të  çmimeve ndaj klientëve të tyre.

Neni 12 i ligjit saktëson që shenjëzimit që tregojnë zbirjtjet, respektivisht ulje të çmimeve, pavarësisht nga ajo se ulja është e shprehur në vlerë apo përqindje, duhet të jenë reale dhe të vërteta, dhe patjetër se duhet të jenë në një nga format e parapara me ligj.

Që çdo gjë të jetë sipas ligjit në fuqi, duhet që me nënvizimin e cmimit të ri përskaj cmimit të dukshëm paraprak, ose mbishkrimet “Cmimi i ri” dhe “Cmimi i vjetër”.

Mund të bëhet edhe përcaktimi i zbritjes në përqindje dhe theksimi i cmimit të ri përskaj cmimit të vjeter.

“Përcaktimi i përqindjes së uljes së cmimit për cdo produkt të ndarë ose shërbime, ose për cdo kategori të produkteve ose shërbimeve. Si cmim paraprak nga paragrafi 1 i këtij neni, llogaritet cmimi që tregtari e ka ndryshuar 30 dite para reklamimit për zbritje të prodhimeve. Përqindja e uljes së cmimit që është publikuar në hapësirë , patjetër të vlen për të paktën një të pestën e gjithë prodhimeve që janë në zbritje”, parashikohet në ligj.

Ligji parashikon edhe ndarjen fizike të prodhimeve që janë në zbritje.

“Tregtari obligohet që patjetër të bëjë ndarje fizike të prodhimeve që janë në zbritje nga prodhimet që nuk janë në zbritje, dhe qartë e në hapësirë të dukshme të vendos mbishkrim se bëhet fjalë për zbritje. Në qoftë se tregëtari vendos në zbritje prodhime me gabim, patjetër të vendos mbishkrim me të cilin njoftohet klienti se cka përmban gabimi i prodhimit”, përcaktohet në neni 13 të ligjit për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë.

Kohëve të fundit janë shtuar zërat që qytetarët po mashtrohen nga tregtarët me aksionet joshëse për zbritje të çmimeve madje deri 70 %. Qytetarët ankohen që çmimet janë të kamufluara dhe nxiren në shitje me çmime të rregullta edhe pse u paraqiten si artikuj me zbritje çmimesh. flaka.com.mk 

LEXO: 

Ligji për mbrotjen e klientë ve

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 6, 2018 08:54

REKLAMA

Maqedoni
3°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE