#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, askush nuk e respekton Ligjin për mbrotjen e konsumatërve

#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, askush nuk e respekton Ligjin për mbrotjen e konsumatërve

Ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë është decid dhe përcakton qartë  kushtet për tregtarët që  ofrojnë aksione zbritjeje të  çmimeve ndaj klientëve të tyre, njofton Flaka duke u thirrur në përmbajtjen e këtij ligji pozitiv që vlen në territorin e Republikës së Maqedonisë, por që jo çdo kush e zbaton në praktikë. 

Neni 12 i ligjit saktëson që shenjëzimit që tregojnë zbirjtjet, respektivisht ulje të çmimeve, pavarësisht nga ajo se ulja është e shprehur në vlerë apo përqindje, duhet të jenë reale dhe të vërteta, dhe patjetër se duhet të jenë në një nga format e parapara me ligj.

Që çdo gjë të jetë sipas ligjit në fuqi, duhet që me nënvizimin e cmimit të ri përskaj cmimit të dukshëm paraprak, ose mbishkrimet “Cmimi i ri” dhe “Cmimi i vjetër”.

Mund të bëhet edhe përcaktimi i zbritjes në përqindje dhe theksimi i cmimit të ri përskaj cmimit të vjeter.

“Përcaktimi i përqindjes së uljes së cmimit për cdo produkt të ndarë ose shërbime, ose për cdo kategori të produkteve ose shërbimeve. Si cmim paraprak nga paragrafi 1 i këtij neni, llogaritet cmimi që tregtari e ka ndryshuar 30 dite para reklamimit për zbritje të prodhimeve. Përqindja e uljes së cmimit që është publikuar në hapësirë , patjetër të vlen për të paktën një të pestën e gjithë prodhimeve që janë në zbritje”, parashikohet në ligj.

Ligji parashikon edhe ndarjen fizike të prodhimeve që janë në zbritje.

“Tregtari obligohet që patjetër të bëjë ndarje fizike të prodhimeve që janë në zbritje nga prodhimet që nuk janë në zbritje, dhe qartë e në hapësirë të dukshme të vendos mbishkrim se bëhet fjalë për zbritje. Në qoftë se tregëtari vendos në zbritje prodhime me gabim, patjetër të vendos mbishkrim me të cilin njoftohet klienti se cka përmban gabimi i prodhimit”, përcaktohet në neni 13 të ligjit për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë. flaka.com.mk 


Ligji për mbrotjen e konsumatërve në Republikën e Maqedonisë 

Dispozitat për produktet në zbritje 

Shenjëzimi i zbritjes 

Neni 12

Shenjëzimit që tregojnë zbirjtjet, respektivisht ulje të cmimeve, pavarësisht nga ajo se ulja është e shprehur në vlerë apo përqindje, duhet të jenë reale dhe të vërteta, dhe patjetër se duhet të jenë në një nga format vijuese:

me nënvizimin e cmimit të ri përskaj cmimit të dukshëm paraprak, ose

mbishkrimet “Cmimi i ri” dhe “Cmimi i vjetër”, ose

përcaktimi i zbritjes në përqindje dhe theksimi i cmimit të ri përskaj cmimit të vjeter, ose

përcaktimi i përqindjes së uljes së cmimit për cdo produkt të ndarë ose shërbime, ose për cdo kategori të produkteve ose shërbimeve.

Si cmim paraprak nga paragrafi 1 i këtij neni, llogaritet cmimi që tregtari e ka ndryshuar 30 dite para reklamimit për zbritje të prodhimeve.

Përqindja e uljes së cmimit që është publikuar në hapësirë , patjetër të vlen për të paktën një të pestën e gjithë prodhimeve që janë në zbritje.



Ndarja fizike e prodhimeve që janë në zbritje 

Neni 13

Tregtari obligohet që patjetër të bëjë ndarje fizike të prodhimeve që janë në zbritje nga prodhimet që nuk janë në zbritje, dhe qartë e në hapësirë të dukshme të vendos mbishkrim se bëhet fjalë për zbritje.

Në qoftë se tregëtari vendos në zbritje prodhime me gabim, patjetër të vendos mbishkrim me të cilin njoftohet klienti se cka përmban gabimi i prodhimit.



LEXO: 

#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, shpeshherë janë vetëm një mashtrim

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 5, 2018 11:59
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...