#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, shpeshherë janë vetëm një mashtrim

#Investigim | Ofertat për zbritje të çmimeve, shpeshherë janë vetëm një mashtrim

Mashtrimet ndaj qytetarëve në çmime të artikujve nga qendra të ndryshme tregtarë në Maqedoni, janë rritur shumë, ku po thuajse për ç’do ditë ka qytetarët që ankohen për mashtrime të çmimeve nga këto qendra tregtare, shkruan Flaka. 

Zbritje çmimesh nga 10 deri në 70 për qind kanë qenë reklamat gati në shumicën e dyqaneve, varësisht se çfarë produktesh shesin. Kjo dukuri tashmë është bërë e zakonshme, në prag festash apo ndërrim të stinëve.

Kështu, tregtarët nëpërmjet fletushkave të ndryshme mediatike paraqesin ofertat për çmime të ulura të produkteve.

Shpesh ndodh që në artikujt që blejnë të cilët janë  të reklamuar se janë në zbritje, mbrapa tiketës që ka paraqitur çmimin në lirim ka pasur çmim identik, dhe klientit i është paraqitur si artikull me zbirje nga një cmim i imagjinuar.

Pra, në disa raste shihet se si zbritja e çmimeve te disa produkte ekziston vetëm në letër, por nuk është reale, pasi poshtë tiketës së re vërehet se çmimi është i njejtë me atë të riun që pretendohet të jetë zbritje.

Kështu, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave që merren me mbrojtjen e konsumatorit thonë se shumë nga kompanitë tregtare në Maqedoni po bëjnë marketing të rrejshëm.

Zbritje çmimesh në përqindje të ndryshme, duken në reklamat gati në shumicën e dyqaneve, varësisht se çfarë produktesh shesin, por që sipas disa qytetarëve kjo nuk del të jetë reale në të shumtën e rasteve.

Adem Shaqiri, një qytetar nga Gostivari thotë se këto reklama bëhen vetëm për përfitime të tregtarëve dhe jo se ka zbritje të produkteve.

Ndryshe, sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorit në Maqedoni, konsiderohet mashtruese dhe dënohet me ligj në qoftë se një kompani bën një reklamë e cila përmban informata të pasakta, dhe rrjedhimisht ka mundësi të mashtrojë konsumatorin e rëndomtë.

Megjithatë, një Ligji i tillë sipas qytetarëve nuk respektohet dhe qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga tregtarët.

Krahas qendrave tregtare edhe disa banka komerciale në vend, për festa të ndryshme ofrojnë kredi me norma më të volitshme të interesit.Por, qytetarë dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare, thonë se situata në realitet është krejt ndryshe.

Gjobat për ato kompanitë të cilët identifikohen se kanë bërë reklama mashtruese, sipas Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit janë prej një mijë euro deri në pesë mijë euro.  flaka.com.mk 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 5, 2018 10:27

Publicitet


Moti sot
27°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE