#Investigim | Rajoni i Pollogut, çdo të katërtën ditë regjistrohet një rast i dhunës në familje

#Investigim | Rajoni i Pollogut, çdo të katërtën ditë regjistrohet një rast i dhunës në familje

Brenda 24 orëve në rajonin e Pollogut janë denoncuar dy raste të dhunës në familje, njofton portali nacional Flaka. 

Në rastin e parë, 25 vjecarja me inicialet C.D, denoncoi në Policinë e Gostivarit që të mërkurën në ora 2 të mëngjesit, ka qenë i sulmuar nga 37 vjecari Sh.Sh nga Gostivari me të cilin bashkëjetonte për një kohë të gjatë.

“Pasi kishte filluar ta ofendon para mysafirëve të cilët kishin ardhur në shtëpinë e tyre, në disa raste fizikisht e ka sulmuar, duke e goditur me grushte”, njoftuan nga Policia e Gostivarit, transmeton portali nacional Flaka.

Pas denoncimit, 37 vjecari është privuar nga liria dhe pasi është marrë në pyetje në Polici, i njëjti është lënë i lirë. Nga Policia e Gostivarit thonë që punojnë në zbardhjen e rastit.

Sa kaq, një denoncim për dhunë familjare është bërë edhe në rajonin e Tetovës.

Dyzet vjecari B.B nga Shemshova e Tetovës, dje denoncoi tek organet e rendit që diku rreth orës 13, babai i tij, B.B (71 jec), fizikisht e ka sulumuar në oborrin e shtëpisë së tyre, derisa sa ai me sopatë priste drunjë.

“Babai i tij, fillimisht kishte filluar të fliste për mos pagesën e faturës së rrymës elektrike, dhe me grusht e ka goditur në fityrë, dhe kur është shmanguar nga djali i tij, ka tentuar të ia merrte sopatën. Për pasojë, 40 vjecari ka pësuar lëndime në këmbën e djathë”, njoftuan nga Policia e Tetovës.

Konflikti i mëtejm është shmanguar me ndërhyrjen e të afërmive të tyre. Pas denoncimit, 73 vjecari është ftuar në Stacionin Policor në Jegunovcë, është konfiskuar edhe sopata dhe punohet në zbardhjen e rastit.

Në rajonin e Pollogut vitin e kaluar pati 76 vepra penale për dhunë në familje

Dhuna në familje është një dukuri e pranishme në shoqërinë tonë. Sipas të dhënave të siguruara nga Sektori i Punëve të Brendshme – Tetovë, vitin e kaluar janë zbardhur 76 vepra penale për dhunë në familje.

Për dallim nga viti 2016, në vitin 2017 ka pasur një ulje prej 11 veprave penale të dhunës familjare.

Në rastet e evidentuara dhe procesuara në vitin 2017, të involvuar kanë qenë 78 persona, sakaq, Policia ka arritur t’u jep epilog 74 rasteve.

Në shumicën e rasteve, dhunues paraqiten meshkujt 

 Gjithmonë duke u thirrur në të dhënat zyrtare të organeve të rendit, në rastet e paraqitura të dhunës në familje, në 69 nga ata, dhunues paraqiten meshkujt, nga të cilët 36 kanë qenë bashkëshortët, 9 burra pa kurorëzim, 12 djemë, 5 prindër dhe 7 persona të tjerë të afërt familjar.

Për skaj kësaj, në nentë raste dhunues paraqiten të gjinisë femërore. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 bashkëshorte, 4 nëna dhe 4 persona të tjerë që paraqiten të afërt familjarë të “viktimave” të dhunës familjare.

Dhuna në familje, është regjistruar edhe një viktim dhe një tentim për vrasje 

Gjatë vitit të kaluar, si pasojë e dhunës familjare paraqitet një rast i vrasjes, 1 tentim për vrasje, pastaj lëndime trupore, kërcënime dhe cënim i sigurisë.

 Sa u përket personave të prekur nga dhuna në familje, 59 paraqiten të gjinisë femërore (bashkëshorte, vajza, motra, vjehra dhe  nuse), por edhe 19 meshkujt (bashkëshortë, baballarë, djemë dhe vëllezër).

E përbashkëta e këtyre rasteve është fakti që në të gjitha rrethanat është përdorur dhunë fizike dhe forma të ndryshme të turturës psiqike.

Arsyet më të shpeshta të paraqitjes së dhunës në familje janë: Gjendja nervore, nervozizmi dhe alkooli.

Rritet numri i fëmijëve që përjetojnë dhunë

Masat e reja ligjore flasin se të gjithë ata prindër që abuzojnë me fëmijët e tyre, i detyrojnë të dalin për të lypur në rrugë apo ushtrojnë dhunë ndaj tyre, rrezikojnë deri në 10 vjet burg, në një kohë që fëmijët do t’u merren nga qendrat sociale në vend.

Përskaj kësaj, fenomeni i dhunës ndaj fëmijëve në rajonin e gjerë të Gostivarit paraqitet si një dukuri me përmasa shqetësuese dhe tendencë në rritje.

Ekipet profesionale nga qendra ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, vitin e kaluar evidentuan rreth 50 raste të dhunës ndaj fëmijëve.

Muhamed Tahiri punëtor social në qendrën ndërkomunale për punë  dhe politikë sociale sqaron se nga rastet e evidentuara zyrtarisht, diky 20 fëmijë kanë qenë fizikisht të maltretuar, kurse pjesa e ngelur vetëm në aspektin psikik.

Sociologët: Dhuna ndaj nënave, sulm i drejtpërdrejtë psikik tek fëmijët

Sociologët thonë se dhuna që ushtrohet ndaj nënave të fëmijëve përjetohet si sulm i drejtpërdrejtë psikik tek fëmijët, me pasoja për zhvillimin normal të tyre shpirtëror e psikologjik.

“Dhuna dhe frika si element pasues i saj kanë një ndikim shumë të madh në zhvillimin e fëmijës. Në aspektin psikologjik, fizik, neurologjik të zhvillimit në gjithë personalitetin e aftësinë e tij të ardhme për të funksionuar normalisht në shoqëri. Për fat të keq, është mjedisi shtëpiak ndër vendet ku shfaqet dhuna më e madhe karshi fëmijës. Ajo shfaqet në dhunën e babait a të nënës karshi fëmijës, në relacionet e
këqija nënë-babë që reflektohen psikologjikisht, emocionalisht në dhunë tek mendja e fëmijës, me pasoja të mëvonshme në personalitetin dhe jetën e tij, por edhe fizikisht në dhunë karshi tij në rastet kur ai ndërhyn në këto relacione të ashpërsuara nënë-babë në mbrojtje të nënës, për zbutje të tyre, a nën terrorin psikologjik për të kërkuar mbrojtje etj. Veç familjes, edhe komuniteti e shkolla, gjithnjë e më tepër në dekadat e fundit janë mjedise ku dhuna shfaqet në rritje”, thotë sociologu Fatos Qerimi.

Sipas tij, krahas kësaj, këta fëmijë janë më tepër të ekspozuar edhe ndaj dukurive të ndryshme negative që janë të pranishme në shoqërinë tonë si që janë delikuenca, alkooli, droga, prostitucioni e tjerë por të njëjtit mund të jenë dhunës të ardhshëm potencial për familjen që do të krijojë. Duke e parë rrezikun ndaj të cilit kanosen këta fëmijë, së fundmi, në Maqedoni u miratuan ndryshimet e ligjit për fëmijët të cilët
parashikojnë sanksione të ashpra ndaj prindërve të cilët abuzojnë me fëmijët e tyre.

Qendra për punë sociale është e obliguar të sigurojë përkujdesje përkatëse fëmijës dhe të ndërmarrë masa për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të fëmijëve minoren.

Por masat e reja të ligjit për fëmijë  arashikojnë sanksione edhe për mosveprim të qendrës sociale e cila në mungesë veprimi në situate të këtilla do të do të dënohen me gjoba madje nga 1 deri në 2 mijë euro, për të gjithë ata persona që do të shkelin ligjin.

Dhuna në familje, edhe si pasojë e e mosnjohjes dhe dijes mbi të drejtat dhe obligimet personale

Ekspertët e fushës, ndajnë mendimin se paraqitja e konflikteve të tilla brenda anëtarëve të familjes, burojnë edhe si pasojë e mosnjohjes dhe dijes mbi të drejtat dhe obligimet personale dhe individuale të çdo njërit anëtarë të familjes në mënyrë të barabartë.

“Çdo individë nuk gjendet në mënyrë të barabartë që t’i njoh detyrimet dhe obligimet e tija, sidomos kur lind konflikti mes gjinive. Edhe gjinia mashkullore edhe gjinia femërore, duhet t’i dinë obligimet dhe
të tjerat e tyre. Mos njohja e të drejtave dhje obligimeve personale dhe individuale shkakton prishjen e relacioneve në familje. Vet natyra tek njeriu është gjithmonë mbisundimi. Fatkeqësisht kjo dukuria ka qenë deri tash prezentë në familjet tona, e orientuar tek gjinia femërore. Tani kur kemi një nivel në rritje të shkollimit tek femrat, herë pas herë lindi këto konflikte”, theksoi për Flaka, Bashkim Selmani, doktor i shkencave juridike.

Dhuna në familje, ende heshtet 

Përskaj rasteve të denoncuara, mendohet që dhuna në familje të jetë ende më e pranishme. “Edhe më tej mbetet vlerësimi se numri i vërtetë i akteve të tilla mbetet shumë më i madh.

Shumica e viktimave ose nuk i lajmërojnë rastet e tilla ose nuk kërkojë ndjekje penale. Sipas tij, është fakt se për dallim nga e kaluara, kohëve të fundit viktimat gjithnjë e më pak e fshehin dhunën dhe dukshëm i tejkalojnë paragjykimet dhe stereotipet rreth kësaj problematike”, thotë zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifoski. flaka.com.mk

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 11:52

Publicitet


Moti sot
19°
20°
Wed
20°
Thu
22°
Fri
24°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE