#Investigim | Shtohen rastet e keqpërdorimit të të dhënave në Fejsbuk dhe Instagram

#Investigim | Shtohen rastet e keqpërdorimit të të dhënave në Fejsbuk dhe Instagram

Shtohen rastet e keqpërdorimit të të dhënave në Fejsbuk dhe Instagram. Kështu flasin të dhënat nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, nga ku bëjnë me dije që vitin e kaluar u regjistruan 21 raste të tilla vetëm në rajonin e Pollogut, gjersa brenda dy muajve të para të këtij viti janë evidentuar tre raste, njofton Flaka, duke u thirrur në informacionet zyrtare policore. 

Sakaq, Interneti është një mjet i cili gjatë përdorimit të tij na mundëson të kryejmë shumë punë dhe aktivitete.

Natyrisht se interneti i ka të mirat e veta, por, si i tillë që është duhet të kemi parasysh se ai bart në vete edhe rreziqe. Keqpërdorimi i teknologjisë informative dhe rrjeteve sociale të komunikimi po bëhet dita ditës fenomen shqetësues.

Dërgimi i mesazheve kërcënuese, shpërndarja e thashethemeve dhe gënjeshtrave, postimi i mesazheve kërcënuese, vjedhja e të dhënave personale të tjetrit në mënyrë që t’i qasen llogarive, pretendimi për të qenë person tjetër, marrja dhe modifikimi i fotografive të një personi tjetër dhe shpërndarja e tyre në internet, qarkullimi ose përcjellja e fotografive dhe videove me përmbajtje erotike të ndonjë personi me qëllim shantazhi, janë ndër dukuritë më të përhapura edhe në mesin e shoqërisë sonë.

Shumica e ankesave për keqpërdorimin e të dhënave personale kanë të bëjnë me krijimin e profileve të rreme në rrjetin social “Facebook”, ose me vjedhjen e fjalëkalimit të profilit në këtë rrjet social. Këto janë të dhënat e Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017.

Institucioni bëri me dije se vitin e kaluar ka pranuar gjithsej 370 parashtresa për keqpërdorimin e të dhënave personale, transmeton Flaka

Përdorimi gjithnjë e në rritje e rrjeteve të ndryshme sociale në internet, duket se po rrit edhe
rastet e keqpërdorimeve.

Ky fenomen është i përhapur edhe në regjionin tone. Vitin e kaluar, një 18 vjeçare nga Gostivarit, denoncoi tek organet e rendit se një person të panjohur i kishte hapur në rrjetin social “Facebook”, një profil të rrejshëm me emrin e saj. Personi i panjohur, në profilin e hapur ka vendosur ca foto të saj dhe përmbajtje të tjera ofenduese dhe vulgare.

Duke u nisur nga trendi gjithnjë e në rritje e përdorimit të rrjeteve sociale, kryesisht “Fejsbuk”, dhe “Tuiter”, nga Policia e Gostivarit thonë se edhe keqpërdorimit janë evidente.

“Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, sërish rikujtoj qytetarët se keqpërdorimi i të dhënave personale, paraqet vepër penale, për çka parashihet gjoba në të holla dhe masë burgimi madje prej 1 viti. Në qoftë se keqpërdorimi bëhet nga persona zyrtar gjatë orarit të punës, parashihet burgim nga 3 muaj deri 3 vite. Në këtë kontekst, apelohet deri te shfrytëzuesit e rrjeteve sociale të përmbahen nga keqpërdorimet e tilla, por të jenë të kujdesshëm edhe nga ndarja me personat e tjerë të të dhënave personale, ngase edhe ato mund të jenë cak i keqpërdorimeve”, thotë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Pos denoncimeve zyrtare në Polici, më në numër konsiderohen të jenë rastet e pa denoncuara, mbase kohëve të fundit rastet e keqpërdorimeve të kësaj natyre, janë bërë përditshmëri e personave të pandërgjegjshëm. Ndryshe, në Maqedoni përfshi edhe rajonin e Gostivarit, është në rritje numri i përdoruesve të internetit dhe përdorimi i rrjeteve sociale. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Agjencia për Shërbime Audiovizuele, rreth 75.9 % e qytetarëve në vend kanë qasje në internet në shtëpitë e tyre. Kjo përqindje është më e lartë se vitin e kaluar, kur shifrat kanë qenë rreth 65 për qind.

Sipas hulumtimit, numri më i madh i qytetarëve përdorin rrjetet sociale për komunikim dhe kërkime. 91.8 %  e të anketuarve të moshës mes 16 dhe 19 vjeç, dhe 80.1 % e atyre të moshës mes 20 dhe 29 vjeç për çdo ditë  kyçen në rrjetet sociale.

Drejtoria Statistikore në Shkup vitin e kaluar në bazë të parametrave të publikuara ka vlerësuar se vendi renditet e 43-të në botë për përdorimin e internetit, sipas numrit të përdoruesve.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 14, 2018 11:17
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
12°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...