#Investigim | “Skopje City Mall” me ndërrimin e pronarit e fshiu gjuhën Shqipe

#Investigim | “Skopje City Mall” me ndërrimin e pronarit e fshiu gjuhën Shqipe

Qendra Tregëtare “Skopje City Mall”, në Shkup pas ndërrimit të pronarit ka fshirë opsionin e gjuhës shqipe nga faqja zyrare në  internet, sakaq, edhe publicitetin e realizon vetëm në  gjuhën maqedonase, njofoton Flaka.

 Investigimi i kryer nxjerr në pah heqjen e opsionit për gjuhën shqipe në faqen: http://skopjecitymall.mk/

Edhe pse, para muajt tetor të vitit 2016, në faqen e kompanisë ishte edhe opsioni dhe përmbajtja e faqes edhe në gjuhën shqipe.

Shiko fotografinë:

Shqipja është hequr edhe nga përmbajtja publicitare.

Në media por ehe në rrjetet sociale në Internet, gjitha reklamat paraqiten vetëm në gjuhën maqedonase, edhe kur ato u dedikohen klientëve shqiptar.

Ndryshoi pronari, ndryshoi qasja 

Kompania Hystead Limited nga Britania e Madhe në bashkëpronësi me Hyprop Investments Limited dhe PDI Investment Holdings Limited në Tetor të vitit 2016, e blenë qendrën tregtare Skopje City Mall nga Balfin Finance BV nga Amsterdami për 92 milion euro.

Kompania britanike e cila merret me investime në patundshmëri arriti të blenë qendrën tregtare përmes blerjes së aksioneve në “Balfin MK”, e cila qëndron pas ndërtimit të “City Mall”-it, projekt në vlerë prej 70 milionë eurove.

Bëhet fjalë për kompaninë “Fashion Mode” e cila është themeluar nga grupacioni më i madh për shitje me pakicë të produkteve të tekstilit në Maqedoni si dhe shoqatës lidere për shitje me pakicë dhe ndërtimtari “Balfin Grupacioni” me seli në Shqipëri, pronë e biznesmenit të njohur shqiptar, Zamir Mane. “Balfin Grupacioni” është pronare dominonte në kompaninë për tregti me pakicë të aparateve elektrike “Euro Media”.

LEXO: 

#Investigim | “Ramstore Mall” i do shqiptarët si kileintë por jo edhe gjuhën e tyre | FOTO

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 2, 2018 08:57
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...