Investimet e huaja, Zaevi: nesër, pako e re e masave

Investimet e huaja, Zaevi: nesër, pako e re e masave

Qeveria e re do të vazhdojë të përmirësojë kushtet për investuesit e huaj, premtoi kryeministri, Zoran Zaev, në takimin e sotëm me investuesit gjermanë, anëtarë të Shoqatës Ekonomike të Maqedonisë.

Paralajmëroi se nesër do të publikohet pakoja e re e masave për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat, siç tha, kryesisht do të dedikohet për investues të huaj, por do t’u referohet edhe të vjetërve.

Ndryshimet në pakon e re do të jenë në drejtim të stimulimit më të madh të kompanive që investojnë më shumë në zhvillim, e ajo, siç tha, do të kontrollohet nga llogaria përfundimtare.

U bëri thirrje investuesve të huaj që gjatë periudhës në vijim të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve në mënyrë që nga Viti i Ri të fillojnë të funksionojnë masat e reja.

Stimulim, siç tha, do të ketë edhe për rritje të eksportit të kompanive dhe premtoi kërkesë të çfarëdo lloj mënyre për t’u ulur barrierat administrative dhe investuesit vëmendjen e tyre ta kahëzojnë drejt zhvillimit dhe krijimit të përfitimit.

Përfaqësuesi i Odës Ekonomike gjermane, Patrik Martens, theksoi se Oda në periudhën në vijim do të fokusohet në përmirësimin e arsimit profesional në vend dhe shtoi se së shpejti në Maqedoni do të vijnë instruktorë të cilët do të kryejnë trajnime në ndërmarrjet me qëllim që të krijohet fuqi profesionale e punës.

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 13, 2017 20:10

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°