Investon kompania gjermane në Veles, Zaev: Mbështesim kompanitë, hapin vende pune

Investon kompania gjermane në Veles, Zaev: Mbështesim kompanitë, hapin vende pune

Kryeministri, Zoran Zaev, vizitoi sot në Veles kompaninë gjermane “Markart”, e cila njoftoi se pas 5 vitesh punë do të zgjerojë kapacitetet e saj si dhe do të hapë vende të reja të punës.

Zaev theksoi se përfitimet nga këto takime më kompanitë e huaja të cilat investojnë në vend janë që nga afër të dëgjojnë nevojat, sugjerimet dhe zgjidhjet çështje të caktuara të funksionimit të tyre.

“Kjo kompani punëson punëtorë me kualitet të lartë nga industria automobiliste, të cilat i bën edhe konkurrent në tregun e punës. Gjëja më e rëndësishme nga ky komunikim është se këto takime janë në përfitim të madh për qytetarët, sepse investimet e reja krijojnë vende të reja pune, paga më të larta dhe standard më të lartë të jetesës”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.

Nga kompania shprehën gatishmëri për të investuar në zhvillimin e kompanisë si dhe janë të gatshëm të marrin pjesë edhe në sistemin arsimor për krijim e kuadrove për industritë me teknologji të larta.

“Për ne si investitorë është e rëndësishme të ju inkurajojmë për tërheqjen e investimeve të huaja, krijimin e vendeve të reja të punës, por gjithashtu e rëndësishme është që të kujdeseni për investimet ekzistuese të cilat do të kontribuojnë për një rritje të vazhdueshme”,- tha pronari i Kompanisë “Markard”, Harold Markard.

Fabrika “Markart” në Veles, e cila merret me prodhimet për industrinë automobilistike është investim prej 35 milion eurove dhe në të punojnë rreth 650 punëtorë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA