Iseni: “Shengen i vogël” vetëm si proces gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Iseni: “Shengen i vogël” vetëm si proces gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Nisma e Serbisë për të krijuar një të ashtuquajtur Shengen të vogël është një zgjidhje vetëm si një proces gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, thotë Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, përcjell FLAKA.

Mini Shengen, theksoi Iseni, duhet të jetë gjithëpërfshirës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne nuk jemi për të filluar një iniciativë që do t’i japë disa vendeve përfitime të caktuara në kurriz të vendeve të treta, shtoi ai.

“Ne jemi për atë qasje. Bashkëpunimi mini-Shengen ose rajonal ishte fillimi i themelimit të Bashkimit Evropian dhe duhet të kemi parasysh që BE nuk ka humor për zgjerim dhe vendi ynë mund të presë anëtarësimin në vitin 2025 në terma më optimistë. Pra, do të presim të paktën pesë vjet, më optimistë. Kjo iniciativë duhet të shihet nga këndvështrimi nëse sistemi mini-Shengen mund të adresojë problemet gjithëpërfshirëse midis vendeve edhe pse ekziston marrëveshja e CEFTA-s. Ne e shohim atë si një zgjidhje, por vetëm nëse është gjithëpërfshirëse me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Iseni, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prezantimin e raportit të Indeksit Global të Konkurrencës.

Por, sipas Shoqatës së Odës të Tregtisë, siç vlerësoi kryetarja Danela Arsovska dje, biznesmenët nuk kanë nevojë për “Shengen të vogël” me Serbinë dhe Shqipërinë, por reformat për t’u anëtarësuar në BE. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 21:58

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA