Ish ministri, Xhevdet Nasufi: Ideja e Seles dhe Kasamit për të kushtëzuar mbështetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është e paarritshme

Ish ministri, Xhevdet Nasufi: Ideja e Seles dhe Kasamit për të kushtëzuar mbështetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është e paarritshme

Nga: Xhevdet Nasufi

Politika shqiptare që nga qeverisja e PDSH-së me në krye Arbër Xhaferin në fokusin e vet braktisi iden e integrimit të shqiptarëve në sistemin shtetërorë të Maqedonisë si kusht për integrimin e shtetit në NATO dhe BE. Bile, këtë ide në sesionin e rregullt Maqedoni-BE për asocim-stabilizimit në Bruksel në vitin 2001(bashkryesusë të sesionit ishte autori i këtyre rreshtave dhe Reinhard Priebe) e hodha publikisht.

Ideja hasi në kundërshtim vetëm te përfaqsuesit e delegacionit të Maqedonisë nga radhët e LSDM-së ( atëherë LSDM participonte në Qeverinë e zgjëruar pas luftës) dhe të televizionit A1 (vet Pribe e admiroj idenë pa verejtje). Ideja konsistonte në nevojën imediate që atëherë u aktualizua edhe nga lufta, që së pari shqiptarët të integrohen në nivelin e popullit shtetbërës të Maqedonisë, e pastaj Maqedonia në NATO dhe BE.

Sela dhe Kasami në shikim të parë aktualizojnë po të njejtën ide, por sfidat kundër saj në këtë moment janë të pakalueshme, bile siç na flet moskonsekuenca shqiptare në politikë, kjo është edhe e pambërritshme.

Ideja e Seles dhe Kasamit për të kushtëzuar mbështetjen për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është e paarritshme për shumë arsye:

Së pari, ata jan opozitë e pafuqishme në numra, ama edhe si minoritet, mund të deligjitimohen politikisht nëse shprehin konsistencë deri në fund. Bile, mund të delegjitimojnë politikisht edhe përkrahësit e vetë;

Së dyti, Sela dhe Kasami nuk mund të përballojnë presionin ndërkombëtarë perëndimor dhe gjeostrategjinë përëndimore, por as presionin e Tiranës dhe Prishtinës me paternalizmin e tyre jo rrallë të rrejshëm e të trashëguar nga komunizmi;

Së treti, mundësia e etiketimit të shqiptarëve si antiintegrues anti-NATO dhe antiamerikane përballë kërcënimeve ruse është kafshatë e pakapërdishme për çdo shqiptar.

Dhe në fund, ideja e kushtëzimit për të përkrahur ndryshimet kushtetuese ndërlidhet me detyrimin që e kanë patur për shum vite, më së pari Ahmeti, Thaçi dhe tani edhe Gashi (janë pjes e qeverisë) të cilët këtë detyrim kombëtar ta bënin në kohën dhe mënyrën e duhur, që pastaj tu bashkangjitej edhe Sela e Kasami.

Kështu të ndarë edhe për çështje madhore me rëndësi strategjike kombëtare, vështirë arrihen benefitet kombëtare. Zaevi në mënyren më elegante të mundshme po “gëlltit” jo vetëm partitë shqiptare, por edhe interesat etnike shqiptare.

Politikbërja jonë së pari nuk mund të amnestohet për anashkalimin e idesë madhore që integrimet të lidhen me shteformimin e shqiptarëve e legjitimuar me Marrëveshjen e Ohrit. Por krahas tyre, as maqedonasit si nëshkrues e as ndërkombëtarët si garantues nuk mund të amnistohen nga pjesa e tyre e përgjegjësisë.

Në rrethana të këtilla, Zaevi edhe më lehtë do e “gëlltit” opozitën shqiptare.

*Autori është ish-ministër i drejtësisë

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 5, 2019 22:29
Loading...

ARKIVI I LAJMEVE