Ish ushtari i UÇK-së nga Gostivari i shpall “luftë”, El Chekës

Ish ushtari i UÇK-së nga Gostivari i shpall “luftë”, El Chekës

Gazmend Memedi, Ish ushtar i UÇK-së përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj El Chekës, shqiptarit nga Kërçova me qëndrim në SHBA, i cili këto ditë pu publikon disa përgjime telefonike jashtëligjore.

Postimi i plotë:

El “Cheka”
Pseudonim i njohur për sherbyesit e djallit apo sherbimeve Ruse !?

Të nderuar për informimin tuaj etimiologjia e fjalës CHEKA rrjedh nga shërbimet sekrete sovjetike (Ruse)
(В- ЧеКа = Всероссийская Чрезвычайная Комиссия apo All-Russian Extraordinary Commission)
Ajo për herë të parë u përdor nga shërbimi sekret bolshevik i cili ishte shërbimi sekret i Rusisë 1917-1922.
Cheka apo Chekist quheshin policët(spiunët) sekret, ndërsa sot si Chekist i famshëm njihet edhe presidenti Rus Vladimir Putin!
Lind dyshimi, kush e dha këtë pseudonim pikërisht për El Chekën e ashtuquajtur “Shqiptar” , cilët janë lidhjet me ithtarët e shërbimit Cheka ?!
Cilët jan lidhjet e Cheka-s me bashkëfshatarin e tij respektivisht sherbetorin e shërbimeve të kobshme shqiptare Erold Musliun i cili detyrë të kahmotshme dhe brez pas brezi e ka përndjekjen e atyre qe ishin vënë në shërbim të ilegales shqiptare, të cilët ishin edhe organizator të luftrave çlirimtare !
E nëse flasim për patriotizem, patriotizmi dëshmohet para grykës së pushkës dhe erës se barutit e jo para kompjuterit e facebookut me urdhra nga shërbimet !

Gostivar 2019
Gazmend Memedi
Ish ushtar i UÇK-së

Link: https://www.facebook.com/100000335851554/posts/2590108447676992?s=100001227606417&sfns=mo

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 17, 2019 20:08

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA