Ish zv.kryeministri Halili: Si filluam zhbllokimin e procesit të sistemimit të administratorëve

Ish zv.kryeministri Halili: Si filluam zhbllokimin e procesit të sistemimit të administratorëve

Në emisionin debativ ‘Click plus’ që transmetohet në Tv21 të ftuar sonte kanë qenë ish zv.kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit z. Festim Halili, ministri i shoqërisë informative dhe administratë Damjan Mançevski si dhe profesori universitar Borçe Trenovsk, shkruan Zhurnal.mkii.

Temë e debatit ka qenë sektori publik në shërbim të qytetarëve ose bukë pa punë!?

Sipas ish zv.kryeministrit Halili ndërvite është punuar në sistemimin e administratorëve të cilët kanë qenë të punësuar e të pa sistemuar e që në numër janë mbi 1.800 prej tyre derisa periudha në të cilën ka qeverisur ai me këtë dikaster ka nisur edhe procesi i sistemimit të 800 administratorëve të parë.

“Ligji ishte ndryshuar dhe ishte vendosur një mekanizëm i ri në punësimin dhe gjatë kohës time kanë qenë të punësuar me programe, ne kemi ngritur procedurën për të bërë shpërndarjen e tyre menduam se do i shpërndajmë të gjithë mirëpo ato menduan se më mirë me faza të shkohet, 800 fillimisht për ne ishte mirë sepse duhej të fillonte ky proces, dmth ne kemi raport për këtë dhe është bërë në bashkëpunim me OSBE dhe institutin për paqe dhe ekspert nga jashtë dhe sipas të dhënave në 2007 në përqindje 10.80 ishte përfaqësimi në administratë publike në 2016 është 19.09 që dmth se është bërë përparësi e madhe por duke parë parasysh regjistrimin e fundit ka ende mundësi të plotësimit sepse nga 2009 është bërë një programë për punësimin e administratorëve nga etnitetet e ndryshme në institucionet shtetërore, punësimi është bërë nga etnitete të ndryshme pra në përqindje në një balancë, duhet të bërë ndonjë analizë se ka ligj nga viti 2015 për punësim dhe kalkulator që parasheh nëse ka 50 punësime të reja balanci bëhet vet se sa punësime të reja duhet të bëhen nga etnitetet në pajtueshmëri me punësimet momentale por jo secili institucion respekton këtë obligim ligjor”, ka thënë mes tjerave në debat ish zv.kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2018 23:17

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu