Ishujt Karaibe mund të jenë edhe të rrezikshme

Një neozelandeze vdiq në ishujt Karaibe, pasi shkulmet e forta të erës që lëshoi ndezja e motorit të një avioni e përplasën dhunshëm në tokë.

Incidenti ndodhi pranë Aaeroportit ndërkombëtar “Princess Juliana”, të ndodhur vetëm pak metra larg plazhit.

Frekuentuesit e tij mund të afrohen edhe te rrjeta ndarëse, në kohën kur avionët ngrihen në ajër.

Policia thotë se, gruaja 57-vjeçare po mbahej pas gardhit të hekurt, kur forca shtytëse e motorit që ndizej e hodhi disa metra larg, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Plazhi në territorin e Sint Maarten është mjaft popullor mes turistëve, e një nga arsyet e preferencës së madhe për këtë zonë është pikërisht fakti që avionët aty fluturojnë shumë ulët.

Megjithatë, në çdo cep ka tabela që i këshillojnë pushuesit të mos i afrohen gardhit, sepse rrezikshmëria është e lartë.

/ Top Channel

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 15, 2017 00:04

REKLAMA

REKLAMA