ITShKSh, promovohet libri “Bllaca dhimbja e lirisë”

ITShKSh, promovohet libri “Bllaca dhimbja e lirisë”

Në ITShKSh u promovua libri “Bllaca dhimbja e lirisë”, e autorit, Emin Azemi.

Libri është konceptuar si kronikë kujtimesh personale, që simbolizojnë vuajtjet e dhjetëra mijëra shqiptarëve të Kosovës gjatë gjenocidit serb në Kosovë në vitin 1999.

Po ashtu autori paraqet bujarinë dhe solidaritetin e familjeve shqiptare të Maqedonisë së Veriut, të cilat aso kohe kishin hapur dyert e mikpritjes për të qenë sa më pranë vuajtjeve fizike e shpirtërore të vëllezërve e motrave nga Kosova.

“Bllaca nuk është vetëm një kuptim gjeografik që ndan vetëm dy vende, por është edhe një distinksion kuptimor mes një robërie dhe lirie që po trokiste. Unë nuk e kam ditur se në qershor do të hyjë trupat e NATO-s, por tani kur e kam përgatitur këtë libër kam pasur komoditetin që ta quajë dhimbje e lirisë sepse ju e dini që para çdo problemi ka një dhimbje”,- tha autori i librit, Emin Azemi.

Libri aformon golgotën e shqiptarëve të Kosovës, vlerësoi ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Deda.

“E përgëzoj autorin Azemi, i cili me veprën e tij do ta pasurojë arkivin e historisë dhe ngjarjeve historike të Kosovës, e përgëzoj zotin Hasani që me institutin e tij po bën punë të shkëlqyer për të afirmuar golgotën e shqiptarëve të Kosovës”,- tha ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj.

Bllaca në vitin 1999 u kthye në një sinonim tmerri, por edhe në një sinonim të shpresës, sepse shqiptarët e dëbuar në anën tjetër i priste shpëtimi, theksuan drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani, dhe drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi.

“Populli shqiptar ndër shekuj ndaj tij është ushtruar dhunë dhe gjenocid nga popujt përreth nesh dhe për fat të keq ne në mungesë të institucioneve tona autonome nuk kemi mundur që të argumentojmë para faktorit ndërkombëtar gjithë atë represion dhe gjenocid të ushtruar ndaj popullit shqiptar”,- tha drejtori i ITKSHKSH-së, Skender Hasani.

“Është një monument i veçantë për gjithë vuajtjet që përjetuan para 20 vjetësh shqiptarët e dëbuar dhe Bllaca u kthye në një sinonim tmerri, por edhe në një sinonim të shpresës, sepse në anën tjetër i priste shpëtimi”,- tha drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës, Hysen Matoshi.

Në 20 vjetorin e gjenocidit serb në Kosovë botimit të librit “Bllaca dhimbja e lirisë”, i parapriu gurthemeli për ndërtimin e muzeut “Bllaca 99”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 12, 2019 18:49
Loading...