ITShKShM, u promovua libri “Biseda me Omer Kaleshin”

ITShKShM, u promovua libri “Biseda me Omer Kaleshin”

Në mjediset e Institutit të Trashegimisë Kulturore dhe Shpirterore të Shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup, në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, u perurua libri “Biseda me Omer Kaleshin” nga akademiku Luan Starova.

Akedemik Starova tha se librin e ka shkruajtur në bazë të bisedave që ka zhvilluar gjatë qëndrimit të tij me piktorin, Omer Kaleshin, në Paris, Stamboll dhe Shkup.

“Më në fund vendosa që kjo të jetë një libër bisedash, do të thotë bisedat që i kemi bërë në Paris, mandej në Shkup, mandej edhe në Stamboll, ku kemi qëndruar një javë bashkë. Dalëngadalë Omeri dilte nga vetja me bisedat e gjata. Tregonte një kulturë shumë të madhe mbi artin. Shtëpia e tij në Paris njëkohësisht është edhe bibliotekë me veprat e tij”,- tha autori i librit, Luan Starova.

“Gjithmonë kam menduar që Luani të shkruajë një libër për artin, se luani e njeh shumë mirë artin dhe ka një kulturë të madhe për artin. Ai ka shkruajtur romane tjera, por për artin nuk ka shkruajtur dhe është dashur ta bëjë një libër, por unë kam pasur fat dhe e bëri një libër për mua”,- tha piktori, Omer Kaleshi.

Drejtori i ITSHKSHM-së, Skender Hasani, tha se Luan Starova dhe Omer Kaleshi janë dy personalitete që na bëjnë të krenohemi.

“Kam nderin që të botojë një libër me dy perzonazhe me të cilët njëri në aspektin e lëtërsisë na krenon, ndërsa tjetri me pikturat e tij na krenon për artin dhe të arriturat në kulturë. Këto dy figura janë edhe identiteti i shqiptarëve të Maqedonisë”,- u shpreh drejtori i ITShKShM-së, Skender Hasani.

Libri “Biseda me Omer Kaleshin” nga akademik Luan Starova, u botua nga Instituti i Trashegimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve të Maqedonisë, i perkthyer në shqip nga prof. Fatmir Sulejmani. (Tvm2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 15, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA