Ivanov uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit

Ivanov uron besimtarët muslimanë me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit

Presidenti Gjerge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, dërgoi urime deri te kryetari i Bashkësisë fetare islame, Reis-ul-ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi, deri te anëtarët e Riasetit dhe deri te të gjithë pjesëmarrësit e religjionit islam në Republikën e Maqedonisë.

“Në islam, Ramazani është muaji i shejtë, ky është muaj i lutjes, mirësisë, faljes,  mëshirës dhe dashurisë. Gjatë kohës së Ramazanit ofrohet mundësia që secili besimtar ta hapë zemrën e vet ndaj zemërgjerësisë dhe humanitetit, duke u ndihmuar të varfërve, dhe duke u lutur për falje të mëkateve të tyre. Le të jetë kjo festë nxitje për ndihmë dhe respektim  të ndërsjellë, pasi së vetëm bashku, duke i respektuar dallimet, do të arrijmë të ndërtojmë të ardhme më të ndritshme për të gjithë qytetarët në Republikën e Maqedonisë. Në frymën e festës, Ju dëshiroj agjërim të lehtë”, thuhet në urimin./Medial.mk/

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 15, 2018 22:53

Publicitet


Moti sot
26°
25°
Sun
24°
Mon
24°
Tue
23°
Wed