Ja çka parashikon ligji për mbështetjen financiare të mërgatës

Ja çka parashikon ligji për mbështetjen financiare të mërgatës

Në kuadër të ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të realizojë masat e premtuara gjatë fushatë parazgjedhore me të cilat parashikohet mbështetje financiare për mërgimtarët që do të investojnë në vendlindje.

Pikërisht për këtë qëllim Qeveria në seancën e sotme i dha dritë jeshile ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Masën për përkrahje financiare të investimeve të mërgatës në mbledhjen e Qeverisë e prezantoi ministri i Ekonomisë Bekteshi i cili tha se për here të parë vend të merituar do të zë edhe diaspora jonë e madhe, të cilës do ti krijohen kushte për tu kthyer në vend, për të jetuar dhe vepruar këtu, njofton Aktuale.mk

“Sot në seancën e Qeverisë miratuam Propozim ligjin për mbështetje financiare të investimeve. Për here të parë vend të merituar në këtë ligj do të zë edhe diaspora jonë e madhe, çdo investim i tyre do të mbeshtetet financiarisht me 10% shtesë nga masat që parashifen në këtë ligj, shkruan ministri i Ekonomisë Bekteshi në profilin e tij zyrtar në Facebook njofton Aktuale.mk

Ligji për mbështetje financiare të investimeve është Ligj i cili është pritur një kohë të gjatë i cili do ti mundësojë më lehtë mërgimtarëve më lehtë të investojnë kapitalin e tyre në vendlindje.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 13, 2018 20:07

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE