Ja çka po e pengon përfundimin e bulevardit në Karposh | VIDEO

Ja çka po e pengon përfundimin e bulevardit në Karposh | VIDEO

Shtyllat elektrike pengojnë përfundimin e bulevardit Hristijan Todorovski Karposh ku do të lidhet me magjistralen deri në qarkoren e Shkupit. Për këtë, kryetari i qytetit të Shkupit thotë se është në bisedime me operatorin MEPSO i cili është shpërndarës i energjisë elektrike.

“Jemi në bisedime me MEPSO për t’i hequr shtyllat elektrike. Qëllimi ynë është që gjatë këtij viti të sigurojmë në atë pjesë të qytetit të ketë dalje në qarkoren e Shkupit”, u shpreh Petre shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit.

Kryetari i mëparshëm i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, promovoi këtë projekt në vitin 2015 dhe premtoi se punimet do të përfundojnë për 13 muaj. Në fazën e parë qyteti ka ndarë 2,6 milionë euro, ndërsa për fazat tjera është paraparë të ndahen edhe 1,6 milionë euro.

“Punimet në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”, ende nuk ka përfunduar, pasi që para një viti qytetarët kanë dalë në protesta pasi që kjo magjistrale kalon kah shtëpitë e tyre.”

I pari i Shkupit premton se këtë vit do të përfundojnë punimet. Ndërkaq një pjesë e banorëve të Komunës së Butelit vitin e kaluar kanë protestuar kundër ndërtimit të shtatë ndërtesave dhe zgjerimin e rrugës që do të kalojë përmes oborreve të tyre.

Përgatiti: Arbana Qerimi – tv21

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 4, 2018 18:36
Loading...

Gostivar
19°
16°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE