Ahmeti sonte në Gostivar, zgjidhet Kryetari i degës

Ahmeti sonte në Gostivar, zgjidhet Kryetari i degës

Sonte me fillin prej ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Gostivar do të mbahet kuvendi zgjedhor i degës së BDI-së, njofon Flaka

I pranishëm do të jetë lideri i BDI-së dhe zyrtarë të lartë partiak dhe qeveritar

Lexo:

Ja dy kandidatët për Kryetar dege në BDI-në e Gostivarit

Agjencia e lajmeve Flaka ka arritur te informacioni mbi kandidaturat për kryetar dege në Bashkimin Demokratik për Integrim në Gostivar

Flaka mëson nga burime partiake që në listën e kandidatëve janë dy kuadro, Nexhati Jakupi dhe Bashkim Hasani.

“Kjo është #BDI. Kjo është demokracia e mirëfilltë ! #BDI e 20 viteve të ardhëshme #BDI e reformave  #BDI fituese #BDI model për partitë e tjera. #Bashkim Hasani #Nexhati Jakupi”, qëndron në një postim të BDI dega në Gostivar në Fejsbuk.

Bashkim Hasani aktualisht është nënkryetar dege dhe ka qenë shef kabineti në komunën e Gostivarit në mandatin 2013/2017 të Nevzat Bejtës. Ka qenë drejtor në Pallatin e Kulturës në Gostivar dhe paraprakisht mësimdhënës.

Nexhati Jakupi me profesion është mjek. Ka qenë deputet, ministër i ekologjisë dhe aktualisht drejtor Klinike në Shkup.Flaka

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 26, 2019 08:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA