Ja ku do të ndërtohet Qendra e re Klinike në Shkup

Ja ku do të ndërtohet Qendra e re Klinike në Shkup

Vendndodhja përfundimtare e qendrës së re të shumëpritur klinike është vendosur. Pacientët do të drejtohen në hyrje të Shkupit para lagjes Gjorçe Petrov. Këtu është një parcelë e re shtetërore në të cilën do të ndërtohet kompleksi mjekësor modern, përcjell FLAKA.

Burimet nga Ministria e Shëndetësisë për TV Telma ekskluzivisht zbulojnë se ku po konsiderojnë fillimin e një ndërtimi të qendrës klinike. Bëhet fjalë për tokë me një sipërfaqe prej rreth 80 hektarësh. Vetëm një parcelë e gjërë dhe një lidhje e mirë trafiku pranë rrethrrotullimit e bëjnë këtë vend të favorshëm për zgjidhjen e ardhshme për klinikat shtetërore.

Projekti, me vlerë rreth 400 milion euro, do të financohet nëpërmjet një huaje nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës. Mbetet të përcaktohet data kur do të fillojë ndërtimi dhe parashikimi më optimist është shtatori i vitit të ardhshëm. Pacientët e Maqedonisë duhet të marrin shërbime mjekësore moderne në fillim të vitit 2025. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 21:50

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
6°
-1°
Wed
-2°
Thu
-2°
Fri

ARKIVI I LAJMEVE