Ja kur do të përfundojë ekspertiza ndaj telefonit të Katica Janevës

Ja kur do të përfundojë ekspertiza ndaj telefonit të Katica Janevës

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin në shtëpinë e Prokurores Speciale në largim, Katica Janeva, ka kërkuar dy telefona, por ka arritur të gjejë vetëm njërin, i cili tashmë është në ekspertizës dhe për atë prokuroria pret që ekspertiza të përfundojë të hënën, përcjell FLAKA.

Vila Ruskova shefe e PTHP-së, në emisionin “Stadion” në kanalin 77 tha se telefoni i dytë nuk është gjetur akoma.

Gjithashtu, prokurorja vuri në dukje se për Katica Janeva nuk ishte kërkuar nga Prokuroria Publike për ndjekjen të krimit të organizuar dhe korrupsionit ndonjë masë e veçantë dhe nëse dikush tjetër e ndjek, nuk e di. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 21:20

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.