Ja numrat dhe kombinatorikat që deri tani i ka Zaevi

Ja numrat dhe kombinatorikat që deri tani i ka Zaevi

Mediat greke sot kanë publikuar të dhëna se si kryeministri Zoran Zaev po bën përpjekje për të siguruar numrat prej 80 deputetëve për të votuar ndryshimet kushtetuese në bazë të Marrëveshjes së Prespës.

Sipas mediave, Zaev ka informuar Brukselin dhe Athinën se deri tani janë siguruar 78 deputetë, që do të votonin ndryshimet.

Përveç 72 deputetëve të koalicionit “Dil për Maqedoni Evropiane”, tanimë janë siguruar votat edhe të 4 deputetëve të opozitës dhe se aktualisht po negociohet edhe me 2 deputetë të tjerë, që mbërrin numri deri në 78 deputetë.

Po ashtu theksohet se Zaevit tashmë po i duhen edhe dy deputetë të VMRO-DPMNE dhe se janë orët e fundit që po bëhen përpjekje maksimale. Në fushatë janë kyçur edhe personalitete ndërkombëtare që po zhvillojnë lobime të heshtura dhe po japin garanci për të arritur sigurimi i votave për votimin e Marrëveshjes së Prespës. 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 22:18

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
0°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE