Ja si të përgatisni sallatë me lakër të kuqe

Ja si të përgatisni sallatë me lakër të kuqe

Përbërësit:

1 lakër e kuqe
1 filxhan jogurt
2-3 thelpinj hudhre
3 lugë gjelle vaj
arra

Udhëzimet:

1 Lakrën grijeni në rende e më pas fërgojeni në vaj bashkë me thelpinjtë e hudhrës.

2 Shtojani afro 5 lugë gjelle ujë dhe lëreni të kaurdiset për 4-5 minuta të tjera, duke e përzier vazhdimisht.

3 Pasi të jetë fërguar lakra, shtojani jogurtin, kripë sipas dëshirës dhe përziejeni mirë.

4 Me ndihmën e një filxhani ose kupe, sallatës jepini formën që dëshironi.

5 Në fund shtoni nga një thelb arre dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 23:01
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.