Jaguar me edicion e limituar të modelit XE SV Project 8

Jaguar me edicion e limituar të modelit XE SV Project 8

Dëshira e madhe që ka Jaguar për sedan, ka bërë që ta sheh dritën e prodhimi edhe XE SV Project 8, që është një makinë mjaft e pazakontë. Ky sedan nuk është për masë të gjerë, pasi kushton 187,500 dollarë dhe është lansuar në vetëm 300 njësi.

Me motorin 5.0 litra V8 që prodhon 592 kuaj fuqi, është shumë i dashur për të pasurit që duan të bëjnë xhiro të shpejtë nëpër pista.

Por, me dukjen që ka, këta të pasur duan ta kenë një makinë më diskrete dhe të mos bien në sy në çdo pompë benzene, sikur e kanë një makinë të modifikuar dobët. Kjo është arsyeja, pse Jaguar ka bërë që XE SV Project 8 ta ketë versionin Touring, që ia ndryshon pamjen në masë të madhe.

Me motorin që ka kapacitet të ri, versionit të ri i është rritur mundësia për të rritur shpejtësinë dhe prej zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë për 3.3 sekonda.

Aerodinamika nuk i ka mbetur e njejtë, pasi që i është larguar krahu i pasmë, si dhe disa elemente shtesë për t’ja bërë dukjen sa më të thjeshtë.

Blerja e një Jaguar XE SV Project 8 Touring është mjaft e vështirë, sepse është lansuar në vetëm 15 njësi, derisa nuk dihet çmimi që do ta ketë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 8, 2019 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.