“Jahi Hasani”, formula e suksesit

“Jahi Hasani”, formula e suksesit

Brenda 10 ditëve SH.K.A”Jahi Hasani”Çegran ka aritur suksese të mëdha edhe atë me grupin e fëmijëve.

Fëmijët e kësaj shoqërie javën e kaluar u kthyen nga festivali ndërkombëtar “Beyoglu 2o19” që u mbajt në Stamboll të Turqisë, ku pjesëmarrës ishin shtete si Malejzia, Rusia, Ukraina, Turqia, Bosnja, Shqipëria.

Grupi artistik i fëmijëve nga Çegrani i Gostivarit bënë një paraqitje dinjitoze duke lënë përshtypje të madhe tek organizatorët si dhe publiku i pranishëm atje. Menjëherë pas kthimit nga Turqia po ky grup i të rinjëve morri pjesë në festivalin folklorik për fëmijët “Brez pas brezi” që u mbajt në Shkup më 29 Prill, ku morën pjesë grupe artistike nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Në këtë festival garues fëmijët e SH.K.A.”Jahi Hasani” morën çmimin e tretë të festivalit edhe pse ishte grupi më i ri me moshë mesatare që mirte pjesë. “Ky grup dha shkëndijat e para të suksesit, në një moshë relativisht të re nga 9 deri 12 vjeç artistët e vegjël na bënë tejet krenar, duke na motivuar që të punojmë akoma më shumë dhe njëkohësisht na dhënë shpresë për një të ardhme të ndritshme që e pret shoqërinë tonë” – Berat Xhelili udhëheqës artistik & koreograf i kësaj shoqërie. Ndërkaq Zani Memedi – kryetar:” Nëse suksesi do të kishte ndonjë formulë, padyshim që këtë formulë e posedon “Jahi Hasani” që tashmë me dy grupe të forta si grupin e parë ashtu edhe grupin e fëmijëve është duke lënë gjurmë në kulturën e artin shqiptar, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në këtë kohë trazirash dhe krizash në vendin tonë, me mbështetje të dobët financiare fëmijët tanë që nga mosha 10 vjeçare arrinë suksese dhe sjellin çmime duke i treguar botës se ne kemi traditën dhe artin më të bukur, duke konkuruar me shtete nga Europa e Azia në festivalin e Turqisë. Çmimi i tretë në festivalin e fëmijëve në Shkup ishte më se i merituar, dhe kjo falë punës së koreografit tonë Berat Xhelilit i cili ka punuar permanent dhe paralelisht me të dy grupet.” Theksojmë se aktivitetet e SH.K.A.”Jahi Hasani” do të vazhdojnë edhe më tej. Fesrivali i rradhës është “Hasi Jehon” në Prizren ditën e Shtunë ku kjo shoqëri do të garojë me grupin e parë. Shpresojmë që edhe në këtë festival “Jahi Hasani” të kthehet me çmime duke e bërë krenar gjithë rrethinën e Gostivarit.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 30, 2019 21:56
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.