“Jahi Hasani”, shoqëria më e suksesshme kulturore e Pollogut, pret ti ndërtohet amfiteatri i premtuar

“Jahi Hasani”, shoqëria më e suksesshme kulturore e Pollogut, pret ti ndërtohet amfiteatri i premtuar

SH.K.A “Jahi Hasani” nga fshati Çegran, para miqëve e dashamirëve të kulturës, valles dhe këngës popullore, ka prezentuar të arriturat gjatë vitit që lamë pas, të cilat i kishin përmbledhur në një dokumentarë prej 10 minutash. Pas prezentimit të të arriturave kolektive, Këshilli Artistikë i shoqërisë ka përzgjedhur artistin e vitit 2018-të, i cili çmim sivjet i takoi valltarit Nurian Iljazi.

Pos artistit të vitit, u ndanë edhe çmime të tjera, si: ruajtja e kostumeve popullore – çmim i cili i takoi Armend Seferit, Djellza Neziri u zgjodh debutuese më e mirë, artist më i rregullt dhe diciplinuar te djemt u zgjodh Alinafi Iljazi dhe te vajzat Jelida Sejfuli. Koreaografi i shoqërisë, Berat Xhelili, tha se gjatë përzgjedhjes kriterium kryesorë ka qenë disiplina që kanë treguar artistët.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Çegranit, Sabri Baftjari i cili poashtu ndau në emër të bashkësisë lokale tre mirënjohje për “Jahi Hasanin”, konkretisht për Vildan Saliun dhe dy anëtarët e kësaj shoqërie, Berat Xhelili dhe Mahir Azizi pasi të dy kanë arritur të jenë pjesë e Ansamblit Shqiptar të Shkupit të formuar para do kohe. Baftjari premtoi se me angazhimin e tij, sivjet kësaj shoqërie do t’I ndërtohet amfiteatër verorë.

Faruk Neziri – kuzhinjeri me famë botërore me prejardhje nga Çegrani, paoshtu ishte i pranishëm në solemnitetin e sotëm të Jahi Hasanit, i cili me këtë rast pasi ka uruar ata për suksese të mëtutjeshme, tha se si i ri edhe ai ka qenë pjesë e kësaj shoqërie.

Gjatë vitit 2018-të “Jahi Hasani” ka pasur plotë 42 prezentime vendore e ndërkombëtare. Drejtori i shoqërisë, Zani Memedi, e ka cilësuar vitin që lamë pas, shumë të suksesshëm për shoqërinë.

Memedi pret edhe 2019-ta të jetë vit i sukseseve, por njëkohësisht fton institucionet dhe ndërmarrje private për mbështetje dhe të ndërtohet amfiteatri i premtuar ndër vite për këtë shoqëri.

Memedi sqaroi se gjatë këtij viti, sfidë për shoqërinë do të jetë formimi i grupit profesionistë të instrumentistëve dhe ftoi të gjithë të rinjtë e Çegranit dhe më gjerë që kanë talent, t’i bashkangjiten shoqërisë.

Gjatë kësaj ceremonie, anëtari i kësaj shoqërie Mahir Azizi – ka prezentuar këngëne tij më të re me titull “Kthehu birë te nëna”. Ceremonia e ndarjes së lëvdatave dhe përzgjedhjes së artistëve më të mirë, u mbyllë me këngë. Ndryshe, këtë vit SH.K.A “Jahi Hasani” shënon 45 vjetorin e themelimit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 8, 2019 21:14

ARKIVI I LAJMEVE