Jakimovski qenka i sëmurë, prandaj i caktohet arrest shtëpiak

Jakimovski qenka i sëmurë, prandaj i caktohet arrest shtëpiak

Është përcaktuar paraburgim shtëpiak për ish-kryetarin e Karposhit Stevço Jakimovski për shkak të abuzimeve nga legalizimi i ndërtesave dhe tokës shtetërore, përcjell FLAKA.

Prokuroria për Krimin e Organizuar kërkoi arrestim, por për arsye shëndetësore u sigurua një masë më e butë ose paraburgim shtëpiak.

Jakimovski kaloi nëntë orë në Gjykatën Penale së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë të punësuar në komunë, të gjithë të dyshuar se kishin keqpërdorur pozitën e tij zyrtare. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 19, 2019 20:49
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.