Janë pranuar 10 amendamente të VMRO-DPMNE-së

Janë pranuar 10 amendamente të VMRO-DPMNE-së

Ministria e Drejtësisë dhe grupi punues i LSDM-së kanë pranuar një pjesë të propozimeve të VMRO-DPMNE-së opozitare lidhur me përgjegjësinë disiplinore për gjykatësit dhe votimin në Këshillin gjyqësor. Në bazë të kësaj marrëveshje sot në Komisionin kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë pranuar shtatë amendamente nga 14 të propozuara për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për gjykatat dhe tetë për Ligjin për Këshill gjyqësor. Këto ligje Kuvendi do t’i votojë javën e ardhshme.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski tha se janë pranuar katër-pesë parashtresa nga gjithë seti që e ka propozuar VMRO-DPMNE lidhur me përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, që do të futet në Ligjin për gjykatësit. Ky ligj, sipas Ristovskit, do të dërgohet deri te Komisioni i Venecies, ndërsa është pjesë e 3-6-9+ ligjit reformues,  kurse del edhe nga Raporti i Pribesë.

Ristovski paralajmëron se reformat në gjyqësi do të vazhdojnë.

Amendamentet në seancën e Komisionit për sistem politik janë miratuar pa diskutim, përveç dy amendamenteve kyçe, që janë elaboruar nga Panço Minov. Rriten bazat për shkarkim të gjykatësve. Mes tjerash precizohet se ata duhet t’i zbatojnë aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut dhe nëse zbulon informacione të besueshme për rastet që i zhvillojnë.

Opozita ka propozuar edhe një bazë për shqiptim të masës disiplinore edhe atë nga aspekti i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe personave juridik në procedurat gjyqësore, e kjo është kur gjykatësi pa arsye të justifikueshme nuk cakton seancë me kohë, respektivisht kryen zvarritje të procedurës gjyqësore.

Nevrij Ademi
nga Nevrij Ademi Prill 16, 2018 17:07
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
7°
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat
11°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...