Janeva: Mijallkov nuk ka qenë traget përgjimi, ai e ka dhënë urdhërin

Janeva: Mijallkov nuk ka qenë traget përgjimi, ai e ka dhënë urdhërin

Sasho Mijallov, një prej të pandehurve në rastin “Target-Fortesa”, nuk ishte objektivi i përgjimit, por ndërsa ishte drejtor i DSK-së, me urdhër të tij është përgjuar, tha prokurorja speciale Katica Janeva, e cila theksoi se dëshmitë do të paraqiten në kohën e duhur në seancat e gjykimit të çështjes, përcjell FLAKA.

Janeva e tha këtë pas prezantimit të raportit të dytë periodik të OSBE-së mbi punën e PSP, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për përfshirjen e supozuar të Mijallov në përgjim dhe se në sallën e gjyqit ai shprehu dyshime se mund të jetë përgjuar jashtë DSK – së.

Prokurorja speciale publik nuk ka dashur të përgjigjet në pyetjet rreth lëndëve të tjera si “Perandoria”, duke ju thënë për t’iu drejtuar me shkrim shërbimit të shtypit të PSP. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 22:33

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...