Janushev përballë Nikollovskit në zgjedhjet e Prillit

Janushev përballë Nikollovskit në zgjedhjet e Prillit

Janushev do të jetë përballë Nikollovskit në zgjedhjet e Prillit.Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, në seancën e djeshme njëzëri ka sjellë vendim që për shef të Shtabit Zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 12 prill të vitit 2020, të emërohet Igor Janushev, njofton Flaka 

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, Janushevi deri në seancën e ardhshme duhet të dorëzojë raport për përbërjen e shtabit zgjedhor.

Sakaq, me propozim të kryetarit Zoran Zaev, Bordi Qendror i LSDM-së, në seancën e fundit njëzëri e ka zgjedhur Lupço Nikollovskin për shef të shtabit zgjedhor të partisë për zgjedhjet parlamentare.

Komisionet partiake të LSDM-së dje kanë filluar procesin e përgatitjes së programit të ri zgjedhor të socialdemokratëve, e cila duhet të ofrojë masa reale, të realizueshme, thelbësore dhe politike në interes të qytetarëve.

Dhe, derisa LSDM dhe VMRO-DPMNE tashmë kanë caktuar bartësit e fushatave zgjedhore, tek blloku politik shqiptar ende nuk janë bërë me dije për publikun kryetarët e shtabeve partiake. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 13, 2019 14:43

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA