Jasna Mandiq është dërguar në gjykatë | VIDEO

Jasna Mandiq është dërguar në gjykatë | VIDEO

Është arrestuar edhe zëvendësja e “BOKI 13” në organizatën e këtij të fundit, Jasna Mandiq si e dyshuar e re për rastin “Reket”, e cila është dërguar në Gjykatën Penale.

Prokuroria për Mandiq ka kërkuar paraburgim.

Ndërkaq për të dyshuarit e tjerë është kërkuar masë përkujdesi.

Sot u bë e ditur se Vilma Ruskoska ka zgjeruar hetimin për rastin “Reket”. Katër të dyshuar tjerë së bashku me Boki 13 janë cak i hetimit për mashtrim dhe larje parash përmes Organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”, themelues i së cilës është Bojan Jovanovski.

Përveç Boki 13, të dyshuar janë edhe Jasna Mandiq- nënkryetare e OJQ-së, i ati i saj, asistentja personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski. Sipas aktakuzës, deputetja e LSDM-së ka pasur rol të veçantë gjegjësisht, ka shkuar nëpër takimet e Boki 13 që të lihet përshtypja se pas projekteve që i ofron OJQ-ja e Jovanovskit, qëndron qeveria.

Organizata humanitare ka tërhequr rreth 1 milionë euro nga dy biznesmenë kinse për projekte për shtëpi pleqsh.

FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 20:50

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA