Java e kuzhinës italiane, mundësi për t’i njohur ushqimet italiane

Java e kuzhinës italiane, mundësi për t’i njohur ushqimet italiane

Që nga 18 nëntori në Kosovë ka filluar java e kuzhinës italiane, e cila po mbahet për herë të parë në vend me një program të konceptuar nga Italian Trade Agency (ICE) dhe Instituti Italian i Kulturës, nën përkujdesjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë.

Gjatë këtyre ditëve në Prishtinë një rrjet i gjerë restorantesh e baresh po ofrojnë meny, receta dhe pije sipas enogastronomisë italiane. Krejt kjo po bëhet me qëllim që qytetarët të mësojnë më shumë rreth ushqimeve italiane.

“Soma” është një nga restorantet në kryeqytet që gjatë kësaj javës është duke ofruar lloje të ndryshme të ushqimeve dhe verërave italiane.

Nol Shala nga “Soma”, thotë se si specialitet kryesor janë duke ofruar pastat e shtëpisë që njëherësh është edhe prej pjatave më tradicionale italiane.

“Ne këtë javë jemi duke ofruar pasta që jemi duke i bë të shtëpisë, do të thotë e kemi përzgjedhur dy lloje, ato përveç kësaj jave gjithmonë i kemi në meny, do të thotë pasta të freskëta. Këtë javë e kemi bë një lloj oferte me vena italiane, do të thotë pastat munden me i porositë me venë të cilat janë të regjionit të Italisë, me të cilat nëse e boni atë porosi keni me marrë një lloj lirimi. Kjo ka qenë ideja e bashkëpunimit me produktet italiane, ideja e pastave të freskëta është një prej pjatave më tradicionale që e kanë shpikur italianët dhe kemi menduar që me qenë edhe ne përkrahës të kësaj jave”, thotë ai.

Ai tregon se menyja që janë duke e ofruar në kuadër të javës së kuzhinës italiane është mirëpritur nga klientët e tyre, derisa idenë e mbajtjes së një jave të tillë e quan të qëlluar, pasi kanë mundësi që të promovojnë ushqimet italiane.

Edhe restoranti “Shpija e Vjetër”, është bërë pjesë e javës së kuzhinës italiane, ku klientëve të tyre po u ofrojnë llojllojshmëri të ushqimeve italiane.

Pronari i këtij restoranti Mentor Mehmeti, thotë se klientët e tyre e kanë mirëpritur menynë që u kanë ofruar me ushqime të ndryshme italiane.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 25, 2019 22:35

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA