Jennifer Aniston rrëfen sekretin e trupit të përsosur në moshën 50 vjeçare

Jennifer Aniston rrëfen sekretin e trupit të përsosur në moshën 50 vjeçare

Jennifer Aniston ka mbushur 50 vjet në muajin shkurt të këtij viti, mirëpo e ka trupin e një femre në gjysmë të moshës së saj.

Gjatë një bisede në Radio Times, ylli i serialit “Friends” ka vendosur të tregojë për sekretin që qëndron prapa figurës së saj fantastike.

Aktorja ka thënë se e shfrytëzon ‘dietën me agjërim 16:8’ – që do të thotë se han ushqim për tetë orë të ditës, ndërsa në 16 orët tjera agjëron.

Jennifer Aniston (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

“Unë bëj agjërim me ndërprerje, kështu që nuk ha ushqim në mëngjes. Kam vërejtur një dallim të madh ndërmjet mosngrënies së ushqimit solid për 16 orë”, ka thënë Aniston.

Studimet thonë se kjo dietë ndihmon në heqjen e kilogramëve pa pasur nevojë që të keni uri.

“Vërtet ndihem bukur kur përfundoj një stërvitje të madhe. Meqenëse jam kujdesur për trupin tim, endorfinat e mia aktivizohen, gjaku im pompon. Po kujdesem për të vetmin trup që e kam”, ka thënë më tej aktorja.

Jennifer Aniston (Foto: Rachel Murray/Getty Images for Netflix/Guliver)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 22, 2019 23:04

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA