Jeta në errësirë, si ndjehen personat me shikim të dëmtuar?

Jeta në errësirë, si ndjehen personat me shikim të dëmtuar?

Nikolla Bllazhevski punon në Qendrën për mbështetje të personave me shikim të dëmtuar. Ai në shenjë solidariteti dhe sfide, vendosi që me sy të mbuluar të porosisë një pije.

“Ne jemi mësuar dhe kemi parë se si duket një gotë dhe një cedevita. Prandaj, e kisha më lehtë që cedevitën ta derdh në gotë. Por, sido që të jetë, mendoj se është vështirë. Jam i shqetësuar sepse sytë i kam të mbuluar, nuk ndjehem i sigurt. Mendoj, se të gjithë më shikojnë mua”, theksoi Nikolla Bllazhevski nga Qendra për Mbështetje të Personave me Shikim të Dëmtuar.

Ai sugjeron se nëse takojmë një person të verbër, t’i afrohemi dhe t’i ofrojmë ndihmë.

“Së pari e parashtroj pyetjen nëse kanë nevojë për ndihmë? Sepse kjo është shumë me rëndësi, t’u ofroni ndihmë dhe të dëgjoni nëse me të vërtetë u duhet ndihmë apo jo. Disa persona me shikim të dëmtuar mund t’ju refuzojnë, por ne nuk duhet të ndjehemi të ofenduar. Shumë herë kam qenë i refuzuar, por nuk jam ndjerë i ofenduar, sepse e di se disa persona me shikim të dëmtuar janë të pavarur”, tha Nikolla Bllazhevski nga Qendra për Mbështetje të Personave me Shikim të Dëmtuar.

Nga Lidhja nacionale për persona të verbër, thonë se kafenetë duhet t’u sigurojnë personave të verbër meny me alfabetin braj.
“Shumë persona të verbër preferojnë të tregojnë – ne nuk shohim me sy, por me shpirt. Më besoni se në momentin kur bisedoni me ta, ata e dinë shumë mirë se ku jeni ulur, nëse rrini në këmbë, nëse i shikoni apo jo, nëse jeni të interesuar për bisedë apo jo”, u shpreh Sterja Dimov nga Lidhja Nacionale e të Verbërve.

Në përgjithësi, personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar në Maqedoni, si persona me kategori më të rëndë invaliditeti, në jetën e përditshme po ballafaqohen me probleme të shumta. Njëri prej problemeve është mungesa e shtigjeve daktile, mungesa e semaforëve të zëshëm, pastaj komunikacioni publik nuk ka sinjalizim të zëshëm dhe personat e verbër nuk mund të dinë në cilin stacion ka ardhur autobusi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:32

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.