(Jo)barazia gjinore, femrat rrallë kanë pozita të larta udhëheqëse

(Jo)barazia gjinore, femrat rrallë kanë pozita të larta udhëheqëse

Sipas një hulumtimi, femrat janë studente shumë të mira, por shumë rrallë e me vështirësi të mëdha arrijnë të marrin pozita udhëheqëse. E është e palogjikshme të mos shfrytëzohet ky potencial kaq i madh për zhvillimin e kompanive.

“Të gjitha hulumtimet dhe analizat e të dhënave tregojnë se gratë janë studente të mira, përfundojnë fakultet, avancohen në shkencë, por kur bëhet fjalë për arritje të pozitave udhëheqësve, ajo arrihet shumë rrallë. Ideja jonë është të punohet më shumë që gratë t’i përfitojnë ato pozita, sepse kanë cilësi”,- tha kryetarja e Shoqatës së Inxhinierëve, Hristina Sapsevska.

Pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare për barazi gjinore, që mbahet këto dy ditë në Shkup, pajtohen se investimi në përforcimin e pozitës së femrës nënkupton investim në të ardhmen.

“Qëllimi ynë është që asnjë talent, ide, apo angazhim mos të hidhet apo të harxhohet kot, vetëm sepse e njëjta vjen nga femrat e jo nga gjinia mashkullore. Sfidat me të cilat përballen ekonomitë tona, kërkojnë angazhimin dhe edhe idetë nga gratë”,- u shpreh ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Berns.

“Po tentojmë të zvogëlojmë këtë dallim mes meshkujve dhe femrave dhe do të tentojmë të sigurojmë rreth të balancuar në sektorin e biznesit për të dyja gjinitë”,- tha kryetari i Këshillit drejtues të EVN-së, Shtefan Peter.

“Nuk do të ndalojmë derisa tërësisht nuk e heqim dallimin në vlerën e punës mes burrave dhe grave. Nuk do të ndalojmë në zbatimin e politikave për barazi gjinore derisa nuk sigurohemi se femrat kanë të drejtë absolute të avancohen në karrierat e tyre dhe të përzgjidhen në pozitat më të larta në punë”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Pjesëmarrësit në konferencë u pajtuan se barazia gjinore dhe zhvillimi ekonomik i femrave është me rëndësi jo vetëm për zhvillim ekonomik e shoqëror, por edhe për luftën me të cilën përballen femrat në përballimin e sfidave që u dalin përpara në jetë, nga dhuna, diskriminimi dhe varfëria.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:32

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA