Joviq do të zyrtarizohet te Reali javën tjetër

Joviq do të zyrtarizohet te Reali javën tjetër

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit do të transferohet në Madrid gjatë verës.

Real Madridi do të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos”, tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin Luka Joviq dhe sipas gazetës AS, ai do të zyrtarizohet si blerja më e re e Realit javën që vjen.

Për 21-vjeçarin e Frankfurtit, madrilenët pritet të paguajnë 60 milionë euro, derisa ai cilësohet si sulmuesi i së ardhmes për Realin. Joviq ka realizuar 27 gola në 47 paraqitje me Frankfurtin në këtë sezon në të gjitha garat.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 15, 2019 21:12
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.