Justin Timberlake dhe Tiger Woods mbledhin para për të prekurit nga Uragani

Justin Timberlake dhe Tiger Woods mbledhin para për të prekurit nga Uragani

Tiger Woods ka njoftuar se ai dhe Justin Timberlake po bashkëpunojnë për të ndihmuar të prekurit nga Uragani Dorian që goditi Bahamas.

Kampioni i golfit shkoi në Twitter se së bashku me këngëtarin po ngrenë një fond për të siguruar ndihma për banorët e prekur nga stuhia ‘përbindësh’.

“Një një besimtar i fortë i filantropisë dhe punës në ekip, jam entuziast që po bashkëpunoj me mikun tim, Justin Timberlake për të ngritur fondin për Bahamas”, shkroi fituesi 3 herë i US Open.

Woods shtoi se fondi do ketë për synim mbështetjen në ndihma, rigjenerimin dhe ndërtimin e vendit pas Uraganit Dorian.

Timberlake, Woods dhe partnerët e tyre tashmë janë zotuar se do dhurojnë 6 milionë dollarë.

“Na ndihmoni që këtë 6 milionë dollarë ta shndërrojmë në 12 milion dollarë dhe bashkohuni me përpjekjet tona për të rindërtuar Bahamas”, shtoi ai.

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 13, 2019 23:18

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...