Juve e nxjerr në shitje, Interi gati t’i rrëmbejë lojtarin “Zonjës së Vjetë

Juve e nxjerr në shitje, Interi gati t’i rrëmbejë lojtarin “Zonjës së Vjetë

Me Allegrin ose pa të në stol, Juventusi gjatë verës do t’i nënshtrohet disa ndryshimeve, përsa i përket organikës dhe lojtarëve.

Sipas asaj që raporton “Il Corriere Torino”, një ndër të larguarit do të jetë Huan Guilerme Cuadrado.

Kolumbianit i skadon kontrata në vitin 2020 dhe Juventusi nuk do të rrezikojë duke i ikur lojtari me parametra zero.

Ëest Ham, Sevilla, Valencia, Ëatford dhe së fundmi Inter kanë shfaqur interesim për “xholin” e Juventusit.

Interi, madje ka nisur një sondazh për kolumbianin, i cili e njeh shumë mirë futbollin italian dhe luan në disa pozicione të fushës.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 16, 2019 21:12
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.