Juventus kërkon të rikthejë Pogban

Juventus kërkon të rikthejë Pogban

Juventusi i rikthehet objektivit më të dëshiruar në merkato.

Bëhet fjalë për rikthimin e një ish-i, si Paul Pogba, operacion për të cilin drejtori Fabio Paratici mund të ndihmohet nga Conte.

Nuk është fjala për Antonio, kandidatin kryesor për të zëvendësuar Massimiliano Allegri, por për Giuseppe, kryeministrin e Italisë, për ligjin e miratuar prej tij dhe botuar më 30 prill në Fletoren Zyrtare. Dikush mund të pyesë, si mundet një dekret, apo ligj ta ndihmojë Juventusin për të blerë Pogba (dhe, në fakt, cilindo ekip italian për të marrë lojtarë nga jashtë)?

E thjeshtë përgjigjia. Kjo lidhet me uljen e taksave mbi pagat e punonjësve që vijnë nga jashtë (ku përfshihen edhe futbollistët), duke i lejuar kompanitë të paguajnë paga më të larta neto, pa marrë më shumë para, sepse paga bruto mbetet e pandryshuar. Ky ligj modifikon atë ekzistues dhe nënkuption se punonjësit që mbërrijnë në Itali nga jashtë, që do të qëndrojnë të paktën dy vite në Itali, do të tatohen vetëm për 30 % e të ardhurave të tyre. Në praktikë, deri tani një klub futbolli ka paguar 43 % taksa mbi pagën bruto të secilit lojtar, duke shpenzuar pak më pak se dyfishi i pagës neto.

Tek të huajt e rinj norma e tatimit nuk do të mbetet 43 %, por do të llogaritet vetëm 30 % e pagës bruto, jo e të gjithë shumës. Kjo lejon kursime të mëdha për klubet (punëdhënësit). Në rastin e Pogba, për shembull, një angazhim me pagë prej 15 milionë eurosh në vit, me tatimin e vjetër do t’i kushtonte Juventusit rreth 26 milionë euro në total, për 365 ditë kalendarike. shkruan TS.

Nga 26 milionë, duke u tatuar vetëm 30 % me ligjin e ri fiskal, Juventusi do të paguante 17.2 milionë në vit për yllin francez. Real Madridi, megjithatë, mbetet një rival shumë i vështirë për bardhezinjtë në këtë operacion merkatoje.

Në fakt, për t’u zyrtarizuar ky ligj duhet pritur dekretimi i tij nga presidenti i Italisë (ka afat deri më 29 qershor). Ndryshimet nuk mund të futen në fuqi më përpara.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 11, 2019 21:13

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.