Juventusi transferon talentin e Empolit

Juventusi transferon talentin e Empolit

Zonja e Vjetër ka bërë transferimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Hamed Traore do të jetë lojtar i Juventusit në ditët në vijim. 20-vjeçari do të transferohet nga Empoli për 15 milionë euro që sezonin tjetër do të luajë në Serie B.

Traore kishte qenë shumë pranë transferimit te Fiorentina në afatin kalimtar të janarit, por pasi që klubi nga Firence nuk kishte dorëzuar me kohë dokumentacionin e transferimit të tij, gjithçka kishte dështuar.

Presidenti i Empolit, Fabrizio Corsi ka konfirmuar që Traore do t’i bashkohet tani Juventusit.

“Kemi një marrëveshje me Juventusin, që do të paguajë 15 milionë euro për Traore”, ka thënë Corsi.

“Së shpejti drejtuesit tanë do të ulen, për të nënshkruar edhe letrat, por mund të them se nga ky operacion jemi të kënaqur të dy klubet dhe vetë mesfushori”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 12, 2019 21:26
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.