K.B “Gostivari” me Sërbinovskin bashkë edhe sezonin e ardhshëm

K.B “Gostivari” me Sërbinovskin bashkë edhe sezonin e ardhshëm

Pas disa muajve pauzë, Klubi Basketbollistik “Gostivari” ngadalë përgatitet për sezonin e ardhshëm. Klubi sot edhe zyrtarisht e vazhdoi bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm Marjan Sërbinovski, shkruan “Gostivarpress.mk”, përcjell FLAKA.

“Vazhdojmë nga rrënjët e klubit si pozitë më e rëndësishme. Te Marçe kemi besim të madh dhe me kënaqësi më të madhe e vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin tonë Marjan Sërbinovski. Ky është vetëm fillimi, periudhën e ardhshme do t’i bëjmë të ditur detajet, skuadrën dhe përforëcimet e reja me qëllim për të patur një sezonë sa më të suksesshëm nga e kaluara”, deklaron menaxheri i skudrës, gostivarasi Bajramali Saiti.

Edhe trajneri Sërbinovski është i kënaqur nga vazhdimi i bashkëpunimit. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 11, 2018 20:54

REKLAMA

Maqedoni
1°
4°
Tue
6°
Wed
5°
Thu

ARKIVI I LAJMEVE