Kabllo nënujore nga SHBA në Europë, 16 mln herë më i shpejtë sesa interneti juaj në shtëpi

Kabllo nënujore nga SHBA në Europë, 16 mln herë më i shpejtë sesa interneti juaj në shtëpi

Microsoft, Facebook dhe Telefonica kanë arritur një moment të rëndësishëm në dhënien e kabllos të tyre të ri trans-atlantik me një kapacitet të dhënash prej 160 terabitë për sekondë.

Filiali i Telefonica, Telxius ka përfunduar shtrirjen e kabllos nënujor të mbështetur nga Microsoft dhe Facebook, e cila shtrihet në detin Atlantik nga bregdeti i Virginia-s, në Bilbao në Spanjën veriore.

Microsoft krenohet se kablloja i saj 160-terabit /s është 16 milionë herë më i shpejtë sesa interneti juaj në shtëpi dhe mund të transmetojë 71 milionë video HD në të njëjtën kohë. Kabllo përmban tetë palë fije optike të mbështjella në bakër.

Ndërtimi i tij filloi në Gusht të 2016-ës dhe do të lidhet me qendrën e të dhënave 1.1 miliard dollarësh të ndërtuar nga Microsoft në Virginia.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 25, 2017 07:12

REKLAMA