Kacarska: Mickoski të flej qetë, te unë nuk ka urdhëra gjyqësore

Kacarska: Mickoski të flej qetë, te unë nuk ka urdhëra gjyqësore

Gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka komentuar sonte atë që kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e përdor si shprehej “Kacarska gjyqësi”, e që gjykon sipas urdhërave të kryeministrit Zoran Zave, përcjell FLAKA.

Kacarska në 1TV ka thënë se kur e ka dëgjuar këtë shprehje për herë të parë nga Mickoski, ka qeshur me shumë kënaqësi.

“Kur e dëgjova për herë të parë si Mickoski tha Kacarska gjyqësi, qesha ëmbël. Mickoski si kryetar partie mund të ketë informata se dikur dikush ka bërë gjyqësi me urdhëra. Unë isha gjykatëse kur kryeministër ishte Cërvenkovski, Georgievski, Buçkovski, Gruevski, tani Zaevi. Askush nga ata nuk ka pasur guxim të më thërras dhe të më thotë sesi duhet të gjykojë. Unë flejë qetë, por edhe Mickoskit do ti këshilloja të flejë qetë, te unë urdhëra gjyqësore nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha gjykatësja Kacarksa.

Ajo foli edhe për dënimet e 27 prillit, prej ku nënvizoi se nuk ka as edhe një grimcë dyshim se të dënuarit për lëndën e 27 prillit nuk janë fajtor për veprën për të cilën ngarkohen.

“Të jeni të sigurt që nuk është e lehtë të ndreqet një dënim burgu, pavarësisht se sa i lartë është. Për çdo gjykim që unë drejtoj vetëm nga provat, gjithmonë i analizoj të gjitha dëshmitë. Për faktin se dënimet janë drakoniane, një deklaratë e tillë është shumë e lehtë për t’u dhënë, por për të thënë nëse një dënim është drakonian apo jo, duhet të keni të gjithë rastin dhe të gjitha provat para jush. Duhet të vlerësohet fakti që dënimi më i ulët për këtë vepër penale është 10 vjet. Deri më tani askush nuk më ka thënë se kam mbyllur patriotët dhe terroristët po ecin lirshëm. Shumë njerëz më afrohen dhe më përgëzojnë për vendimin”, tha Kacarska. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 19, 2019 21:55
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.