Kamenos me plan alternativ për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës

Kamenos me plan alternativ për ndryshim të Marrëveshjes së Prespës

Marrëveshje ndërshtetërore sigurie që nuk trajton çështjen për ndryshim të emrit të zavendësohet me Marrëveshjen e Pespës ofron ministri i mbrojtjes greke. Panos Kamenos i cili është një kundërshtar i fortë i Marrëveshjes së emërit dhe është pjesë e koalicionit qeverisës në Greqi, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Wes Mitchell, i ka shfaqur një plan që parashikon nënshkrimin e marrëveshjeve të sigurisë midis Greqisë, Maqedonia, Shqipëria, Bullgaria dhe në një fazë të mëvonshme dhe Serbisë në mënyrë që të krijojnë boshtin e stabilitetit të kufirit verior të Greqisë, të cilat do të përfshihen dhe Shtetet e Bashkuara, përcjell FLAKA.

Sipas Kamenos, kjo do të ndalonte depërtimin e Rusisë në Ballkan dhe stabiliteti në Maqedoni do të ruhet pa trajtuar çështjen e emrit.

Kamenos argumentoi propozimin me bindjen e tij se Marrëveshja e Prespës nuk do të ratifikohej në Maqedoni, pas së cilës plani i tij alternativ do të përmbushte qëllimet gjeopolitike të Marrëveshjes, pa mos e prekur emrin.

Ministri grek i Mbrojtjes i ka thën Mitchell se pala greke tregoi vullnet të mirë me marrëveshjen, por rezultati i referendumit në Maqedoni tregon se shumica e qytetarëve nuk e mbështesin atë.

Qeveria greke reagoi ndaj deklaratës së Kamenos duke thënë: “Qeveria greke mbetet e përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës. Ne i respektojmë proceset kushtetuese në vendin fqinj dhe përpjekjet e Zaev për të përmbushur kërkesat e Marrëveshja të hy në fuqi”. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 21:21
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE