Kamera sigurie edhe në autostrada

Kamera sigurie edhe në autostrada

Nga MPB-ja para disa muajsh paralajmëruan se kamerat e sigurisë nuk do të shfrytëzohen vetëm për mbikëqyrje, por edhe për sanksionim të vozitësve,

Qindra kamera sigurie në Qytetin e Shkupit për çdo ditë kryejnë video mbikëqyrje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë paralajmëruar përditësimi të sistemit “gjahtar” të shkeljeve në trafik. Kamerat e vendosur nëpër rrugët e Shkupit, për momentin përdorëm vetëm për mbikëqyrje. Në disa raste, me urdhër të prokurorit publik, pjesë e video incizimeve janë shfrytëzuar si dëshmi për shkelje të qetësisë dhe rendit publik, si dhe për zbardhjen e veprave penale, në të shumtën e rasteve që kanë të bëjnë me aksidente trafiku me viktima dhe me lëndime të rënda në njerëz.

Nga MPB-ja para disa muajsh paralajmëruan se kamerat e sigurisë nuk do të shfrytëzohen vetëm për mbikëqyrje, por edhe për sanksionim të vozitësve. Qeveria e kaluar që në vitin 2012 paralajmëroi se nëpërmjet kamerave do të ndëshkojë vozitësit të cilët nuk i respektojnë rregullat e trafikut, ndërsa shtatë vite më pas askush nuk është gjobitur. Deri para dy viteve, sipas MPB-së, kamerat kanë qenë të shfrytëzuara nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) vetëm për mbikëqyrje, ndërsa planifikohet edhe përditësimi i sistemit dhe vendosja e kamerave të reja jo vetëm në Shkup, por edhe në autostrada me qëllim të rritjes së sigurisë. Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se po punohet në realizimin e projektit të paralajmëruar.

“Në realizim e sipër është projekti për vendosjen e kamerave nëpër autostrada, qarkoret e Shkupit dhe qytetet tjera, por parasegjithash në Shkup, por edhe në disa qytetet për rreth dhe në këtë mënyrë në mënyrë faktike do ti sanksionojmë shkeljet në trafik dhe njëkohësisht do të sigurojmë siguri më të madhe në komunikacion. Për momentin kemi disa kamera që janë vendosur nga periudha e kaluar në Shkup, por për shkak të papërshtatshmërisë së tyre duhet që gjithçka të rregullohet në korniza të ligjit”, thotë Angellovski. Ndryshe, video mbikëqyrja është e rregulluar me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. (koha.mk)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:39

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.