Kamikatsu synon të bëhet vendbanimi i parë pa mbeturina në botë

Kamikatsu synon të bëhet vendbanimi i parë pa mbeturina në botë

Në Kamikatsu nuk ka shërbim për mbledhjen e mbeturinave, por banorët lokal e dërgojnë në deponi.

Kamikatsu në Japoni synon të bëhet një vendbanim pa mbeturina deri në fund të vitit.

Në vitin 2003, 1.529 banorët e Kamikatsu-s, iu bashkuan projektin për reduktimin e mbeturinave.

Kështu, në fazën e parë, sasia e mbeturinave u reduktua në rreth 500 ton ndërsa në vitin 2016 u reduktua në 300 ton.

Në Kamikatsu nuk ka shërbim për mbledhjen e mbeturinave, por banorët lokal e dërgojnë në deponi. Në deponi mbeturinat klasifikohen në 45 kategori dhe transportohen nga kompanitë e riciklimit.

Në deponi gjatë javës punojnë dy persona që ndihmojnë në klasifikimin e mbeturinave.

Kategoritë kryesore në të cilat klasifikohen mbeturinat janë ndër të tjera, mbeturina metalike dhe letrat, kanavacë, plastikë, qelq, material i ndezshëm dhe sende të rënda.

Gjithashtu, vendasit përdorin mbeturinat për të marrë plehra organikë, ndërkaq përdorimi i aparateve të riciklimit është shumë i përhapur. Autoritetet përgjegjëse mbulojnë 80 për qind të kostos së blerjes së këtyre pajisjeve.

Rreth 80 për qind e banorëve i përmbahen sistemit dhe mbeturinat i dërgojnë në deponi ndërsa rreth 20 për qind e mbeturinave groposet në pronat e tyre ose digjet në përputhje me mundësitë.

Përveç kësaj, është zhvilluar një sistem për produktet e përdorura, të cilat depozitohen në një vend dhe mund t’i marrin ata që kanë nevojë për to. Sistemi u krijua me qëllim të reduktimit të mbetjeve në vendbanim, por edhe të shpenzimeve.

Autoritetet janë të kënaqur me këto projekte dhe besojnë se sistemi mund të zbatohet në vendbanime të tjera.

Njerëzit që merren me grumbullimin e mbeturinave thonë se shumica e banorëve dinë në mënyrën e duhur të asgjësojnë mbeturinat dhe shumë e bëjnë këtë në shtëpi, gjë që e bën punën e tyre shumë më të lehtë./aa/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 10, 2019 21:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA