Kançeska thotë se është e pafajashme

Kançeska thotë se është e pafajashme

Sot ka filuar gjykimi për rastin ,,Tenderë” nga ana e Prokurorisë speciale ku e akuzuar e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska. Ajo para gjykatësit deklaroi se nuk ndjehet fajtore për tenderin e paligjshëm, lidhur me punimet në muzeun e VMRO-së. Para gjykatësit Osman Shabani, ajo tha se e kupton tekstin e shkruar në aktakuzë, por jo edhe akuzën.

“E kuptoj tekstin e akuzës por nuk e kuptoj se ku është faji im për keqpërdorim. Unë dhe komisioni i kemi respektuar të gjithë procedurat” – tha Kançeska – Milevska para këshiilit gjyqësor, raporton Almakos.

Ndërkaq, fajtorë nuk ndjehen as anëtaret e Komisionit për Furnizime Publike të Ministrisë së Kulturës, Lidija Llazarova – Cvetkovska dhe Juliana Ugrinovska, që akuzohen se kanë lejuar shkeljet ligjore dhe keqpërdorimet gjatë procedurës. Ata thanë se vetëm kanë respektuar ligjet.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Stefço Donev, s’pajtohej me këto deklarata. Ai dha fjalimin hyrës pas çka filloi seanca kryesore. Ai tha se do të dëshmojnë që Kançevska është marrë vesh me drejtuesit e firmës “Beton” që ata t’i nisin punimet pa konkurruar në tender dhe ndërkohë Kançevska do ta kurdiste punën me Komisionin për Furnizime Publike që t’ia ndajë tenderin kësaj firme. Donev tha se firma “Beton” ka filluar punimet ende pa lidhur kontrata dhe ndërkohë tenderi është kurdisur që ta fitojë “Betoni” i cili ka qenë firma e vetme që i plotësonte gjithë kushtet e paraqitura, transmeton Almakos.

Paraprakisht gjykata nuk ua pranoi ankesat avokatëve të të akuzuarve. Gjyqi pranoi ekspertizën e PSP si dëshmi kundër të të akuzuarëve për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së. Gjykatësi Osman Shabani shqaroi se këshilli për vlerësimin është prononcuar për akuzën dhe rrethanat për ekspertizën e PSP-së. Pesë bombat mbesin në gjykatën dhe të akuzuarit s’do t‘i marrin. ,,Kanë mundur t’i dëgjojnë në procesin e hetimeve dhe në çdo kohë do të mund t‘i dëgjojnë në gjykatë“ – deklaroi gjykatësi Osmani.

Ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançevska – Milevska ngarkohet për keqpërdorime me tenderët për punimet ndërtimore të Muzeut të VMRO nga projekti ,, Shkupi 2014“.

Gjykata e Apelit në nëndorë të vitit të kaluar solli vendim se bombat mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore edhe në këtë rast.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 13:00

Publicitet


OFERTA SPECIALE

Moti sot
22°
21°
Fri
12°
Sat
13°
Sun
12°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE